Aktualitet

Ishte zhdukur pa lënë gjurmë, avokatja i kthen detyrimin klientit pas takimit me “Piranjat”

I tillë është edhe rasti i Arben Prendit, një zotëri, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Itali. Para disa vitesh Arbeni vendosi të investonte në Shqipëri, duke blerë një apartament në Durrës. Por personi, i cili kishte në pronësi apartmentin, u zhduk pa kryer procedurat e kalimit të pronësisë. I ndodhur më këto kushte, Arbeni u detyrua të kontaktonte me një avokte për t’i dhënë zgjidhje problemit. 

26 Shtator 2025, 22:50 Nga E. D
Ishte zhdukur pa lënë gjurmë, avokatja i kthen detyrimin klientit
foto ilustruese

TIRANË- “Piranjat” kanë trajtuar herë pas here problemet që qytetarët kanë hasur me drejtësinë, shpesh edhe me avokatët, të cilët duhet të mbrojnë interesat e palëve dhe të zgjidhin problemin. Megjithatë, duket se jo gjithmonë ndodh kështu. 

I tillë është edhe rasti i Arben Prendit, një zotëri, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Itali. Para disa vitesh Arbeni vendosi të investonte në Shqipëri, duke blerë një apartament në Durrës. Por personi, i cili kishte në pronësi apartmentin, u zhduk pa kryer procedurat e kalimit të pronësisë. I ndodhur më këto kushte, Arbeni u detyrua të kontaktonte me një avokte për t’i dhënë zgjidhje problemit. 

Avokatja, Brunilda nga Durrësi, i premtoi se situata e tij do të zgjidhej, por më parë duhej që Arbeni t’i paguante 8 mijë euro. Pavarësisht pritjes së gjatë, ai nuk gjeti zgjidhje nga avokatja. Prandaj ai e zgjidhi situatën në një formë tjetër dhe kështu i kërkoi avokates t’i kthente shumën, që i kishte dhënë, përveç tre mijë eurove që ajo i kishte paguar një notereje. 

Arbeni e kishte kontaktuar disa herë avokaten përmes celularit, apo duke kërkuar që ta takonte në Shqipëri. Ai tregoi se një ditë madje e priti me orë të tëra para zyrës, por ajo nuk u paraqit, pavarësisht se i kishte premtuar se do të takoheshin. 

Ndërkohë, e gjendur përballë “Piranjave”, avokatja u justifikua me faktin se ka pasur disa probleme familjare, ndaj nuk ka mundur që ta kryejë pagesën. Sakaq, një ditë pasi “Piranjat” shkuan në zyrën e saj, ajo i dha klientit shumën që i detyrohej, rreth 4600 euro./ Piranjat.al

piranjat

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shtator 2025, 21:48 Bes Kallaku

Braktisja e pleqve

Bes Kallaku Mirëmbrëma. I keni parë lajmet? Sa krime kishte sot?  E dini cili mungoi? Krimi që e bëjmë përdit&e...