Bota

VIDEO/ Krim horror në Turqi, burri ndjek dhe vret ish-gruan në spital, momente dithëruese nga ngjarja...

Viktima 42-vjeçare dhe nëna e dy fëmijëve kishte paraqitur, më parë pranë autoriteteve përkatëse katër urdhër-mbroje.

26 Shtator 2025, 12:15 Nga E.d
VIDEO/ Krim horror në Turqi, burri ndjek dhe vret ish-gruan në spital,
Viktima 42-vjeçare

TURQI – Një krim i rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një burrë ka qëlluar tre herë më armë ish-gruan e tij në spitalin ku ajo punonte. Viktima 42-vjeçare dhe nëna e dy fëmijëve kishte paraqitur, më parë pranë autoriteteve përkatëse katër urdhër-mbroje. The Sun shkruan se kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur autori Atilla Ayintapli, 44 vjeç, ka hyrë në godinat e një spitali privat në Turqi, ndërsa mbantë në dorë një qese blu.

Pasi viktima ka parë autorin ajo ka tentuar të largohet, por ai e ka rrethuar në shakllët e spitalit, ku dhe e ka qëlluar tre herë me armë. Në videon e publikuar shihen shumë pacientë të cilët largohen me shpejtësi nga ngjarja, për t'i shpëtuar ndonjë incidenti të mundshëm.



Pasi kreu krimit, autori u largua dhe hodhi armën në dalje të spitalit, ku viktima punonte si sekretare. Ai u arrestua pak kohë më vonë nga policia, ndërkohë që nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese para gjykatës.

 

 

 

turqi vrasje viktima

Sondazh

Poll