Bota

Askush nuk e di se çfarë do të ndodhi/ Sekretari Amerikan i Mbrojtjes thërret në mbledhje qindra gjeneralë e admiralë

Associated Press shkruan se takimi pritet të mbahet në bazën ushtarake në Quantico, Virxhinia. Sipas mediave amerikane askush nuk e di për çfarë do të bëhet fjalë në takim, përfshirë vetë gjeneralët.

25 Shtator 2025, 21:30 Nga E.d
Askush nuk e di se çfarë do të ndodhi/ Sekretari Amerikan i
Pete Hegseth

SHBA- Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth ka thirrur oficerët më të lartë të ushtrisë, qindra gjeneralë dhe admiralë, në një bazë në Virxhinian veriore për një takim të papritur javën e ardhshme. Associated Press shkruan se takimi pritet të mbahet në bazën ushtarake në Quantico, Virxhinia. Sipas mediave amerikane askush nuk e di për çfarë do të bëhet fjalë në takim, përfshirë vetë gjeneralët.

Një burim tha se kishte dëgjuar teori që varionin nga një test i aftësisë fizike në grup, te marrja e një informimi mbi gjendjen e Departamentit të Mbrojtjes dhe deri te një shkarkim masiv i oficerëve, por pavarësisht arsyes, mbledhja e papritur e kaq shumë oficerëve të lartë ushtarakë është shumë e pazakontë. Disa zyrtarë shprehën gjithashtu shqetësimin për sigurinë në lidhje me praninë e kaq shumë oficerëve të rangut të lartë në një vend në të njëjtën kohë.

Nuk është e qartë nëse urdhri ishte për të gjithë gjeneralët dhe oficerët apo vetëm për ata në role të caktuara komanduese ose udhëheqëse. Takimi vjen teksa administrata Trump ka shkarkuar një shumë gjeneralë dhe oficerë të profilit të lartë që nga marrja e detyrës në janar. Hegseth gjithashtu urdhëroi Departamentin e Mbrojtjes në maj të ulë numrin e gjeneralëve dhe admiralëve me 4 yje me të paktën 20%.

Përpara se të merrte rolin e sekretarit të mbrojtjes, Hegseth kishte shprehur vazhdimisht përbuzje për pjesën më të madhe të trupës së gjeneralëve dhe oficerëve në shërbim. Në një paraqitje në podcast verën e kaluar, Hegseth tha se një e treta e oficerëve të lartë të ushtrisë janë “bashkëpunëtorë aktivë” në atë që ai argumentoi se është një lëvizje drejt politizimit të ushtrisë. Në një podcast të dytë, ai tha se oficerët e lartë po “luajnë sipas të gjitha rregullave të gabuara” për t’u përshtatur “ideologëve në Uashington, DC”.

pete hegseth

Sondazh

Poll