Bota

EMRI/ Shkaktoi aksident me pasojë vdekje disa muaj më parë, dënohet me 10 vite burg 21-vjeçari shqiptar në Britani

Erald Kamberi i cili nuk kishte patentë dhe siguracion, si dhe pa një adresë të qëndrueshme banimi, pranoi fajësinë për shkaktim vdekjeje përmes drejtimit të rrezikshëm dhe drejtim mjeti pa siguracion.

25 Shtator 2025, 22:26 Nga E. D
EMRI/ Shkaktoi aksident me pasojë vdekje disa muaj më parë,
Erald Kamberi

ANGLI- Një 21-vjeçar shqiptar është dënuar me 10 vite burg në Britaninë e Madhe, pasi shkaktoi një aksident me pasojë vdekjen e një 34-vjeçari në Ware, Hertfordshire, më 1 gusht 2025. Erald Kamberi i cili nuk kishte patentë dhe siguracion, si dhe pa një adresë të qëndrueshme banimi, pranoi fajësinë për shkaktim vdekjeje përmes drejtimit të rrezikshëm dhe drejtim mjeti pa siguracion.

I riu shqiptar drejtonte një automjet tip Vauxhall Astra me shpejtësi ekstreme dhe në krahun e gabuar të rrugës, duke tentuar t’i shpëtonte ndjekjes së policisë, kur u përplas me një motor të drejtuar nga Phillip “Phil” Bruce, i cili humbi jetën në vend. Pas aksidentit, Kamberi u largua nga skena, por u arrestua të nesërmen.

Gjykatësi e cilësoi sjelljen e tij në timon si të çmendur, duke theksuar rrezikun ekstrem që ai shkaktoi. Përveç dënimit me burg, Kamberi u ndalua nga drejtimi i automjeteve për 15 vite dhe do të duhet të kryejë një test të zgjeruar përpara se t’i rikthehet timonit. Ai do të vuajë të paktën dy të tretat e dënimit, përpara se të shqyrtohet deportimi i tij nga Britania.

erald kamberi

Sondazh

Poll