26 Shtator 2025, 10:43
Nga I.A

Organizatorët e garës vjetore të këngës, Eurovision, thonë se vendet anëtare do të votojnë në nëntor për të vendosur se cilat shtete do të mund të marrin pjesë në spektaklin muzikor vitin e ardhshëm, pasi janë shtuar thirrjet për përjashtimin e Izraelit për shkak të luftës në Rripin e Gazës.
Zëdhënësi i Eurovisionit, Dave Goodman, tha të premten se bordi i Unionit Evropian të Transmetuesve, i cili bashkon transmetuesit publikë, u ka dërguar letër anëtarëve duke i njoftuar se votimi do të zhvillohet në një mbledhje të jashtëzakonshme online në fillim të nëntorit.
Shtete si Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Spanja kanë kërcënuar se nuk do të marrin pjesë në garën vjetore të këngës, nëse Izraeli nuk përjashtohet nga gara për shkak të luftës në Gazë.
Eurovisioni 2026 do të mbahet në maj në Vjenë. Është zakon që fituesi i vitit paraprak të jetë mikpritës i festivalit.
Fitues këtë vit në Bazel, Zvicër, ishte JJ nga Austria me këngën “Wasted Love”.
Eurovision është garë në të cilën këngëtarë nga vende të ndryshme të Evropës, dhe disa përtej saj, garojnë nën flamurin kombëtar me synimin për t’u shpallur kampionë të kontinentit, një lloj Olimpiade e muzikës pop. Është gjithashtu një arenë ku shpesh pasqyrohen politika dhe rivalitete rajonale. Rusia u përjashtua nga Eurovisioni pasi e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022.
dave goodman eurovision
Bota
26 Shtator 2025, 09:51
I.A
Boris Pistorius
GJERMANI- Ministri i Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, njoftoi një paketë sigurie prej miliarda dolla...
Bota
26 Shtator 2025, 09:02
I.A
Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se nuk do ta lejojë Benjamin Netanyahun të aneksojë Bregun Perë...
Bota
26 Shtator 2025, 08:50
I.A
Foto Ilustruese
SERBI- Në sagën që rrethon median e United Group në Serbi, vetëm dy gjëra janë të garant...
Bota
26 Shtator 2025, 08:44
I.A
Sir Tony Blair
ANGLI- Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Tony Blair, është përfshirë në diskutime rreth...
Bota
26 Shtator 2025, 08:34
I.A
SHBA- Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur aktakuzë kundër ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, në lidhje me d&eu...
Bota
25 Shtator 2025, 22:39
I.A
POLONI- Polonia ka rihapur kufirin e saj me Bjellorusinë pas pothuajse dy javësh. Varshava e mbylli kufirin për shkak të stërvitjeve ...
Bota
25 Shtator 2025, 22:26
E. D
Erald Kamberi
ANGLI- Një 21-vjeçar shqiptar është dënuar me 10 vite burg në Britaninë e Madhe, pasi shkaktoi nj&e...
Bota
25 Shtator 2025, 21:56
I.A
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi më 25 shtator se Shtetet e Bashkuara i kanë shtyrë sanksionet ndaj I...
Bota
25 Shtator 2025, 21:30
E.d
Pete Hegseth
SHBA- Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth ka thirrur oficerët më të lartë të ushtrisë, qindra gjeneralë dhe ...
Bota
25 Shtator 2025, 21:10
I.A
Erdogan dhe Trump
Marrëdhëniet SHBA-Turqi u rikthyen në vitin 2019 me mbërritjen e Rexhep Tajip Erdogan në Shtëpinë...