Aktualitet

Dronë të dyshuar nga Serbia shkelin hapësirën ajrore në veri të Kosovës, Drejtori i Policisë: Po monitorojmë situatën

Sipas Drejtorit të  Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha  kjo është një lëvizje e qëllimtë nga Serbia, e cila kërcënon kufirin e Kosovës.

26 Shtator 2025, 11:27 Nga E.d
Dronë të dyshuar nga Serbia shkelin hapësirën ajrore në
Foto ilustruse

KOSOVË – Disa dronë, të cilët dyshohen se janë nisur nga Serbia, kanë shkelur hapësirën ajrore në veri të Kosovës. Sipas Drejtorit të  Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha  kjo është një lëvizje e qëllimtë nga Serbia, e cila kërcënon kufirin e Kosovës. Në një deklaratë që ka bërë sot për mediat Hoxha tha se kjo lëvizje nuk e prek sigurinë e qytetarëve.

Ndërkohë që bëri me dije se ka kontaktuar me KFOR-në, theksoi faktin që po bëhen monitorime dhe hetime mbi këtë ngjarje.

“Kohën e fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë që po vijnë nga territori i Serbisë në pjesën veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR, jemi duke bërë monitorimin dhe me pa se çfarë mund të bëhet. Është e rrezikshme për pjesën e kufirit po, por për qytetarët tanë jo, ne jemi duke i mbrojtur po ashtu. Ndërsa hapësira ajrore është përgjegjësi e KFOR. Ne e kemi njoftuar KFOR-in dhe partnerët tanë, KFOR është përgjegjësi e tyre, janë duke punuar për këtë drejtim”,u shpreh Hoxha.

Lajmin që dronët serbë kanë kaluar mbi territorin e Kosovës e dha Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

kosovë gazmend hoxha dronë serbë

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shtator 2025, 10:16 I.A

Plagosje në Vlorë, autori arratiset

Policia VLORË- Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se i plagosuri ka marrë plagë n&eu...