Aktualitet

Plagosi me thikë 67-vjeçarin në Elbasan, arrestohet i riu në flagrancë

Mësohet se gjatë një konflikti për motive të dobta, një 29-vjeçar ka qëlluar me thikë një të moshuar.

26 Shtator 2025, 10:59 Nga I.A
Plagosi me thikë 67-vjeçarin në Elbasan, arrestohet i riu
Arrestimi

ELBASAN- Një plagosje me armë të ftohta ka ndodhur ditën e djeshme në Elbasan. Mësohet se gjatë një konflikti për motive të dobta, një 29-vjeçar ka qëlluar me thikë një të moshuar. 67-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi i Policisë:

Elbasan Plagosi me mjet prerës thikë, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon përshkallëzimin e konfliktit dhe vë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt fizik me përdorim të mjetit prerës, në lagjen "Shënkoll', shkuan në adresën e dhënë dhe ndërhynë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Si rezultat i ndërhyrjes profesionale, Policia kapi dhe arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. S., 29 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se dje, në lagjen "Shënkoll", gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. A., 67 vjeç, e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë). I dëmtuari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

plagosje ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shtator 2025, 10:16 I.A

Plagosje në Vlorë, autori arratiset

Policia VLORË- Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se i plagosuri ka marrë plagë n&eu...