Aktualitet

Vrasja e Klevis Lleshit, RENEA aksion në zonën e Myslym Shyrit, kontrollohet lokali i Aurel Hoxhës

Porositësi i rrëmbimit dhe groposjes së Lleshit është, pronari i Monopol Lounge në zonën e Myslym Shyrit, Aurel Hoxha. 

26 Shtator 2025, 09:19 Nga I.A
Vrasja e Klevis Lleshit, RENEA aksion në zonën e Myslym Shyrit,
Monopol Lounge

TIRANË- RENEA dhe forcat operacionale kanë ndërmarrë një aksion gjatë natës në zonën e Myslym Shyrit. Mësohet se shkak i aksionit është bërë zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit më 5 gusht 2020. 

Porositësi i rrëmbimit dhe groposjes së Lleshit është, pronari i Monopol Lounge në zonën e Myslym Shyrit, Aurel Hoxha. 

Si qëndron hasmëria mes fisit Lleshi dhe Hoxha?

Familja Lleshi është që prej vitit 2012 në hasmëri me familjen Hoxha nga Burreli. Zanafillë e konfliktit mes tyre është bërë vrasja dhe djegia i gjallë brenda i personit të identifikuar si Afrim Hoxha, në makinën e tij në Britani, në vitin 2012. Fisi Hoxha ka pasur konflikte me persona nga familja Lleshi dhe kanë dyshuar që vrasjen macabre në Britani e kanë bërë ata, dhe ashtu rezultoi.

Për vrasjen e Hoxhës është dënuar me burg përjetë, Arben Lleshi. Fill pas kësaj ngjarje filluan eliminimet e pjesëtareve të familjes Lleshi në Burrel. Klevis Lleshi i është vrarë babai në vitin 2013 për gjakmarrje, ndërsa në 2016-ën i është vrarë xhaxhai, para shtëpisë. Po ashtu në vitin 2016, të riut i është zhdukur edhe një kushëri./Dosja.al

klevis lleshi aurel hoxha

Sondazh

Poll