Aktualitet

Operacioni Warehouse/ Zbulohet baza e drogës në Tiranë, kanabisi ruhej në valixhe

Po ashtu nga operacioni janë arrestuar 5 persona si dhe u sekuestruan kokainë, armë zjarri dhe makina.

26 Shtator 2025, 10:46 Nga I.A
Operacioni Warehouse/ Zbulohet baza e drogës në Tiranë, kanabisi
Pamjet

TIRANË- Një bazë që përdorej për mbajtjen e lëndëve narkotike është zbuluar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se magazina ndodhej në rrugën 'Myslym Keta', ku në të ndodheshin 9 kg kanabis e vendosur në valixhe.

Po ashtu nga operacioni janë arrestuar 5 persona si dhe u sekuestruan kokainë, armë zjarri dhe makina. Po ashtu bëhet me dije se nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë. 

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Warehouse”. Zbulohet një magazinë ku fshihej lëndë narkotike dhe përgatitej për shitje në doza. Sekuestrohen 9 kilogramë Cannabis Sativa, sasi Kokaine, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme. Vihen në pranga 5 shtetas, anëtarë të grupit që kryente këto veprimtari kriminale. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Warehouse”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Xh. Z., 25 vjeç, R. K., 21 vjeç, E. Gj., 37 vjeç, A. C., 22 vjeç dhe A. K., 22 vjeçe, të pestë banues në Tiranë.

Në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit R. K., me veprimtari prodhimin e paletave të drurit, u gjetën një valixhe me 9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë. Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë, nga shtetasi Xh. Z., në bashkëpunim me shtetasen A. K. Gjatë ndërhyrjes së Policisë, në magazinë u konstatuan shtetasit A. C. dhe E. Gj. Gjatë kontrollit fizik, shtetasi E. Gj. iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. Z., u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 armë të ftohta. Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

operacioni warehouse baze droge ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shtator 2025, 10:16 I.A

Plagosje në Vlorë, autori arratiset

Policia VLORË- Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se i plagosuri ka marrë plagë n&eu...