Aktualitet

EMRAT+FOTOT/ Prodhonin dhe shpërndanin kanabis në Britani, dënohen me 40 vite burg shtatë shqiptarë

Sipas hetimeve, Sinjari dhe Kararaj ishin drejtuesit kryesorë të rrjetit kriminal, ndërsa pjesa tjetër e grupit merrej me mirëmbajtjen e shtëpive të mbjella me kanabis dhe transportimin e sasive të mëdha në zona të ndryshme të vendit. Gjatë hetimeve, policia identifikoi 17 prona të shndërruara në shtëpi kanabisi, në qytete si Birmingham, Coventry, Leicester dhe Rotherham.

25 Shtator 2025, 22:47 Nga E. D
EMRAT+FOTOT/ Prodhonin dhe shpërndanin kanabis në Britani,
shqiptaret e denuar

ANGLI- Autoritetet britanike kanë çmontuar një grup të shpërndarjes dhe prodhimit të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas mediave vendase banda kriminale udhëhiqej nga shtetas shqiptarë. Gjithashtu bëhet me dije se shtatë persona janë dënuar me një total prej rreth 40 vitesh burg, pas një hetimi të gjatë të kryer nga autoritetet britanike. Hetimi, i cili nisi në maj të vitit 2022, zbuloi strukturën kriminale që prodhonte dhe shpërndante kanabis në shkallë të gjerë në të gjithë Britaninë.

Sipas hetimeve, Sinjari dhe Kararaj ishin drejtuesit kryesorë të rrjetit kriminal, ndërsa pjesa tjetër e grupit merrej me mirëmbajtjen e shtëpive të mbjella me kanabis dhe transportimin e sasive të mëdha në zona të ndryshme të vendit. Gjatë hetimeve, policia identifikoi 17 prona të shndërruara në shtëpi kanabisi, në qytete si Birmingham, Coventry, Leicester dhe Rotherham.

Në total, u sekuestruan më shumë se 4,000 bimë kanabisi, të cilat kishin një vlerë potenciale prej miliona paundësh në tregun e zi. Po ashtu, nga kontrollet janë sekuestruar dhjetëra mijëra paund para cash, kilogramë të tërë kanabisi të përpunuar, si dhe pajisje të specializuara për kultivimin e drogës.

Grupi kriminal kishte manipuluar rrjetin elektrik për të furnizuar ambientet e fshehta me energji, një praktikë që jo vetëm është e paligjshme, por edhe jashtëzakonisht e rrezikshme për banorët përreth. Në shtëpinë e Arben Sinjarit, hetuesit gjetën mesazhe telefonike, shënime të shkruara me dorë dhe fletore që dokumentonin aktivitetin kriminal dhe sasitë e shitjeve.

Emrat dhe dënimet e të dënuarve:

Erikson Kararaj, 34 vjeç, nga Birmingham – 8 vite burg

Arben Sinjari, 48 vjeç, nga Birmingham – 7 vite burg

Islam Toro, 31 vjeç, nga Tipton – 5 vite e 8 muaj burg

Klajdi Zyka, 28 vjeç, nga Darlaston – 5 vite burg

Qemal Sakaj, 29 vjeç, nga Birmingham – 4 vite e 6 muaj burg

Avdulla Delbashi, 31 vjeç, nga Birmingham – 4 vite e 4 muaj burg

Soni Gremshi, 37 vjeç, nga Birmingham – 3 vite e 4 muaj burg

policia angleze

Sondazh

Poll