Aktualitet

"Ka patur debate të ashpra në seancë"/  Lala tregon prapaskenat e gjyqit të drejtorëve "5D": Kishin hall të zbulonin spiunin

Lala tha se avokati që pyeste Këlliçin, kishte më shumë interes të zbulonte kush ishte "spiuni" që i ka dhënë informacion, sesa të mbronte klientin e tij dhe pas një pyetje "politike" ndaj Këlliçit, u gjobit nga gjykata. 

25 Shtator 2025, 22:09 Nga E. D
"Ka patur debate të ashpra në seancë"/  Lala
Klodiana Lala dhe belind Këlliçi

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për seancën gjyqësore ndaj drejtorëve të Bashkisë Tiranë për aferën "5D', ku sot dëshmoi edhe Belind Këlliçi. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Lala tha se avokati që pyeste Këlliçin, kishte më shumë interes të zbulonte kush ishte "spiuni" që i ka dhënë informacion, sesa të mbronte klientin e tij dhe pas një pyetje "politike" ndaj Këlliçit, u gjobit nga gjykata. 

"Janë tre drejtorë të Bashkisë. Këlliçi është pyetur sot. Ka patur debate të ashpra në seancë. Këlliçit i është kërkuar burimi i informacionit. Ka patur në adresë të tij edhe pyetje me natyrë politike dhe njëra nga pyetjet, avokati iu dretjua duke thënë, a do të garoni sërish për sa kohë nuk keni Redi Mollën t'ju vjedhë votat? Avokati u gjobit në këtë rast. 

Tentativa e avokatëve nuk ishte për të zbardhur procesin, por me sa u kuptua, kishte të bënte me faktin, ishin të interesuar, se kush ishte njeriu që i kishte spiunuar. Këlliçi tha se ka ardhur denoncim anonim. Pra kërkonin më shumë spiunin sesa faktet. Ideja ishte që avokatët ishin shumë të interesuar për spiunin. Ishte i thirrur dhe Mazniku dhe nuk u paraqit. Nëse nuk paraqitet duhet të shoqërohet. Mazniku është pyetur për aferën 5D, është fraksion i ndarë që po hetohet për një lokal", tha Lala.

klodiana lala

Sondazh

Poll