Bota

Bashkëshorti i saj u dënua me 5 vite burg/ Carla Bruni sulmon mikrofonat dhe gazetarët pas seancës gjyqësore (VIDEO)

Ajo me ironi tregoi publikisht pakënaqësinë e saj me median dhe mbulimin e çështjes. Bruni iu afrua një mikrofoni nga një ekip televiziv i grupit të gazetarisë Mediapart dhe pa thënë asnjë fjalë hoqi mbulesën mbrojtëse dhe e hodhi përtokë. Reagimi i saj ironizues me gazetarët është bërë mjaft viral në mediat sociale. 

25 Shtator 2025, 17:20 Nga E. D
Bashkëshorti i saj u dënua me 5 vite burg/ Carla Bruni sulmon
Nicolas Sarkozy, Carla Bruni

FRANCË- Carla Bruni, ish-modelja dhe këngëtarja-kompozitore gruaja e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, i qëndroi pranë burrit të saj të enjten pasi ai u dënua me pesë vjet burg. Pas shpalljes së dënimit çifti po fliste për mediat dhe reagimi i Bruni-t ka tërhqur vëmendjen e të gjithëve. 

Ajo me ironi tregoi publikisht pakënaqësinë e saj me median dhe mbulimin e çështjes. Bruni iu afrua një mikrofoni nga një ekip televiziv i grupit të gazetarisë Mediapart dhe pa thënë asnjë fjalë hoqi mbulesën mbrojtëse dhe e hodhi përtokë. Reagimi i saj ironizues me gazetarët është bërë mjaft viral në mediat sociale. 

Përpara incidentit, Nicolas Sarkozy, në një deklaratë të tensionuar para kamerave, theksoi qëllimin e tij për të vazhduar luftën e tij, duke deklaruar: “Do të luftoj deri në fund për të vërtetuar pafajësinë time. Nëse më duhet të fle në burg, do ta bëj me kokën lart.”

Gjykata Penale e Parisit e ka shpallur Nicolas Sarkozy fajtor për formimin e një organizate kriminale midis viteve 2005 dhe 2007, në një rast që përfshin financim të dyshimtë të fushatës. Bëhet fjalë për pranimin e mundshëm të parave nga regjimi i Muamar Gadafit, pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2007.

Vendimi i gjykatës ishte: Pesë vjet burg, Gjobë prej 100,000 eurosh, Pesë vjet heqje e të drejtave politike, Ndalohet kandidimi në zgjedhje për pesë vjet. Megjithatë, gjykata e liroi ish-presidentin nga akuzat për keqpërdorim të fondeve publike dhe ryshfet, duke vënë në dukje se nuk ishte vërtetuar se kishte financim të drejtpërdrejtë nga Libia për fushatën e tij zgjedhore.

Kush është Carla Bruni-Sarkozy?

Carla Bruni-Sarkozy, e cila ende njihet më mirë si Carla Bruni, është këngëtare, kompozitore dhe mode. Ajo u shfaq në videoklipin e këngës Freedom të George Michael (në të cilin luanin Linda Evangelista, Naomi Campbell, Christy Turlington, Cindy Crawford dhe Tatjana Patitz), Carla Bruni eci në pasarelë me to nën tingujt e këngës.

Pasi la pas botën e modelingut, Carla Bruni u bë një kompozitore dhe këngëtare e suksesshme dhe shkroi disa këngë për Julien Clerc, si dhe publikoi albumin e saj, 'Quelqu'un M'a Dit'.

carla bruni nicolas sarkozy

Sondazh

Poll