Bota

Trump gjatë vizitës në Britani: Më kanë ardhur në majë të hundës vendet historike, nuk do e lodh Mbretin Charles kur të vijë në SHBA

Trump u shpreh gjatë vizitës mbretërore se i kishte ardhur në majë të hundës vizitimi i vendeve historike.

25 Shtator 2025, 10:35 Nga E.d
Trump gjatë vizitës në Britani: Më kanë ardhur në
Foto nga takimi i Donald Trump me Mbretit Charles

SHBA - Presidenti i SHBA-së Donald Trumb ka vizituar mbretin Charls në Britani, në fillim të këtij muaji.
Trump u shpreh gjatë vizitës mbretërore se i kishte ardhur në majë të hundës vizitimi i vendeve historike. Gb News raportoi se ndërsa ndodhej në Kështjellën Windsor, Presidenti i SHBA-së ka përshkruar edhe vende të  tjera me Mbretin Charles.
  
Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump, udhëtuan drejt Mbretërisë së Bashkuar, si shkak i një delegacioni amerikan të zyrëtarëve të lartë të kabinetit. Ata u trajtuan me serozitet dhe respekt, ndërsa vizituan terrenin dhe shijuan një Banket Shtetëror të shkëlqyer në mbrëmjen e 17 shtatorit. Në fjalimin e tij në festë, Trump e quajti këtë rast vërtet një nga nderimet më të larta të jetës së tij.
 
Ndonëse udhëheqësi amerikan ka ndarë njëfarë zhgënjimi për shumë pamje historike dhe paradën e gjerë që iu shfaq atë ditë, ai tha se kishte parë shumë gjëra të bukura.
 
“Kam parë shumë gjëra të bukura. Si, shumë. Më çuan në Kështjellën Ëindsor dhe pashë disa gjëra të bukura. Më çuan në Chequers dhe pashë disa gjëra të bukura, shumë mirë, kam parë kaq shumë gjëra të bukura,” tha Trump.

Vizita e tij shtetërore ishte një sukses i madh në delegacionit amerikan. Në fund ai pohoi se kishte qenë një udhëtim vërtet fantastik dhe se brtitanikët dinë vërtet të presin në mënyrën e duhur.

"Ishte një udhëtim vërtet fantastik. Britanikët dinë ta bëjnë këtë në mënyrë të përsosur," tha Trump.

 

 

britani shba donald trump

Sondazh

Poll