Bota

Meloni në OKB: Izraeli nuk ka të drejtë të ndalojë krijimin e shtetit palistanez, ky është qëndrimi absolut i Italisë

Meloni tha se Italia është në mbështetje të Palestinës dhe se Izraeli nuk ka të drejtë ta ndalojnë krijimin e shtetit palestinez.

25 Shtator 2025, 12:10 Nga E.d
Meloni në OKB: Izraeli nuk ka të drejtë të ndalojë
Kryeministrja Giorgia Meloni në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

SHBA - Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni tha gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se bota ndodhet mes luftës dhe paqes. Meloni tha se Italia është në mbështetje të Palestinës dhe se Izraeli nuk ka të drejtë ta ndalojnë krijimin e shtetit palestinez.
 
"Ne besojmë se Izraeli nuk ka të drejtë të parandalojë krijimin e një shteti palestinez nesër, as të ndërtojë vendbanime të reja në Bregun Perëndimor me qëllim që ta parandalojë atë. Kjo është arsyeja pse nënshkruam Deklaratën e Nju Jorkut mbi zgjidhjen me dy shtete. Ky është qëndrimi historik i Italisë mbi çështjen palestineze, një qëndrim që nuk ka ndryshuar kurrë." tha Meloni.
 
L'Unione Sarda raportoi se Meloni shtoi edhe faktin se OKB-ja lindi me qëllimin kryesor që mos të lejonte luftën mes shteteve. Ndërsa sot edhe pse kanë kaluar 80 vite nga krijimi i saj, ende nuk ia ka dalë të ndalojë luftën në Gaza.

"Ne jemi pezull midis luftës dhe paqes, domethënë jetojmë në një botë thellësisht të ndryshme nga ajo në të cilën lindi Kombet e Bashkuara, kur në vitin 1945, 51 kombe të cilat sot janë bërë pothuajse të gjitha, vendosën të bashkohen për të themeluar një organizatë ndërkombëtare, qëllimi kryesor i së cilës ishte të shmangte luftën. Pyetja që duhet t'i bëjmë vetes 80 vjet më vonë është të shikojmë përreth dhe ia kemi dalë mbanë. Ju të gjithë e dini përgjigjen, sepse është në lajme dhe është e pamëshirshme. Paqja, dialogu, diplomacia nuk duken më në gjendje të bindin dhe të fitojnë." deklaroi Meloni gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

giorgia meloni okb izrael

Sondazh

Poll