Sllovenia i ndalon Benjamin Netanyahut hyrjen në territorin e saj
Benjamin Netanyahu SLLOVENI - Sllovenia i ka ndaluar kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu. Ky veprim erdhi pas një ...
Ai shtoi se Trump po ashtu ka dhënë dritën e gjelbër për sulme hakmarrëse ndaj fabrikave ushtarake të Rusisë. Megjithatë, Zelensky sugjeroi se këto objekte mund të jenë më të vështira që të goditen për shkak se kanë nivel të lartë të mbrojtjes.
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Donald Trump, i ka thënë se Kievi mund të përgjigjet ndaj sulmeve të Rusisë dhe ndaj infrastrukturës së energjisë duke vepruar po njësojë, teksa Ukraina po vazhdon operacionet ndaj rafinerive ruse.
“Nëse ata sulmojnë energjinë tonë, presidenti Trump mbështet që edhe ne të përgjigjemi me [sulme ndaj] energjisë”, tha Zelensky në një intervistë për Axios, të publikuar më 25 shtator.
Ai shtoi se Trump po ashtu ka dhënë dritën e gjelbër për sulme hakmarrëse ndaj fabrikave ushtarake të Rusisë. Megjithatë, Zelensky sugjeroi se këto objekte mund të jenë më të vështira që të goditen për shkak se kanë nivel të lartë të mbrojtjes.
Deklaratat e Zelenskyt vijnë disa ditë pasi ai bisedoi me Trumpin në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork më 23 shtator.
Takimi u pasua nga një ndryshim i papritur i qëndrimit të Trumpit, kur ai tha se Ukraina mund të rimarrë kontrollin e kufijve të saj me kohë, durim dhe mbështetje financiare të Evropës dhe, veçanërisht, të NATO-s.
“[Presidenti rus, Vladimir] Putin dh Rusia janë në telashe TË MËDHA”, shkroi Trump në Truth Social, duke sugjeruar se problemet ekonomike ishin një nga arsyet se pse ai shprehu besim në aftësitë e Ukrainës.
Kremlini e mohoi këtë pretendim më 24 shtator, edhe pse e pranoi se po, Rusia po përballet me disa tensione dhe probleme në disa sektorë të ekonomisë. Zelensky tha se i ka thënë Trumpit se Ukraina ka dronë që mund të arrijnë thellë në territorin rus.
Kievi ndërkaq së voni po vazhdon sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës. Një ditë pas takimit të Zelenskyt me Trumpin, Ukraina sulmoi kompleksin e naftës Salavat, që është një ndër më të mëdhenjtë në Rusi. Salavat gjendet rreth 1.500 kilometra larg nga vijat e frontit në Ukrainë.
Benjamin Netanyahu SLLOVENI - Sllovenia i ka ndaluar kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu. Ky veprim erdhi pas një ...
Volodymyr Zelensky UKRAINË – Presidenti Volodymyr Zelensky tha se do të japë dorëheqjen pas përfundimit të luftës...
Benjamin Netanyahu IZRAEL - Kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar se nuk do ta njohë shtetin palestinez dhe se do të denoncojë udh&eu...
Ish-presidenti i Francës Nicolas Sarkozy FRANCË - Gjykata më e lartë e Francës ka shpallur fajtor ish-presidentin e Francës N...
Vladimir Plahotniuc MOLDAVI- Oligarku moldavian, Vladimir Plahotniuc, është ekstraduar në Kishinjev për t’u përballur me aku...
Deputetja gjermane e të Gjelbërve, Hanna Steinmüller GJERMANI - Deputetja gjermane, Hanna Steinmüller, mbajti fjalimin në parlamen...
Kryeministrja Giorgia Meloni në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së SHBA - Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni tha gjat&eum...
Donald Trump SHBA – Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka kërkuar një hetim për sabotimin e trefishtë, gjatë vizitë...
Foto nga takimi i Donald Trump me Mbretit Charles SHBA - Presidenti i SHBA-së Donald Trumb ka vizituar mbretin Charls në Britani, në fillim ...
SHBA- Sipas Donald Trump, Ukraina është e aftë, me ndihmën e aleatëve perëndimorë, të rimarrë territorin e s...