Bota

PAMJET/ Trump bën lëvizjen e rradhës në Shtëpinë e Bardhë, heq portretin e Joe Biden nga “Korridori i Presidentëve”

Siç shihet në pamje, portreti i Biden nuk ndodhet në vendin ku ekspozohen portretet zyrtare të të gjithë presidentëve amerikanë, por në vend të tij është vendosur një fotografi e një stilolapsi automatik. Pamja më lart u publikua nga asistentja speciale e presidentit dhe këshilltarja e komunikimit Margo Martin në një postim në X.

24 Shtator 2025, 22:44 Nga E. D
PAMJET/ Trump bën lëvizjen e rradhës në Shtëpinë e
portretet

SHBA- Presidenti Donald Trump ka hequr nga “Korridori i Presidentëve”, paraardhësit të tij Joe Biden. Siç shihet në pamje, portreti i Biden nuk ndodhet në vendin ku ekspozohen portretet zyrtare të të gjithë presidentëve amerikanë, por në vend të tij është vendosur një fotografi e një stilolapsi automatik. Pamja më lart u publikua nga asistentja speciale e presidentit dhe këshilltarja e komunikimit Margo Martin në një postim në X.

Simbolika e stilolapsit nuk është rastësore, pasi Trump e kishte ngritur për herë të parë këtë temë muajt e fundit të mandatit të Biden, duke vënë në dyshim nëse nënshkrimet e presidentit në dekretet dhe ligjet ishin vërtet të tijat, pasi ishin “identike dhe të përsëritura”.

Biden në atë kohë i hodhi poshtë deklaratat e Trump, duke thënë në një deklaratë: “Më lejoni të jem i qartë: Unë i mora vendimet gjatë presidencës sime. Unë mora vendimet në lidhje me faljet, urdhrat ekzekutivë, legjislacionin dhe shpalljet. Çdo sugjerim se nuk e mora unë është qesharak dhe i rremë.”

Trump ka zhvendosur edhe portretet e presidentëve të tjerë, përfshirë Barack Obamën dhe George W. Bush dhe e ka zëvendësuar portretin e ish-zonjës së parë Hillary Clinton me një të tijën.

Trump gjithashtu filloi ndryshmiet e Kopshtit të Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë në fillim të kësaj vere, duke shtruar pjesën e oborrit me pllaka mermeri dhe duke shtuar ndriçim dhe altoparlantë të rinj për të organizuar eventet. Vendosja e re në stilin e verandës është ngjasuar me Mar-a-Lago, ku Trump darkon gjatë fundjavave të tij larg Uashingtonit, dhe është quajtur "Klubi i Kopshtit të Trëndafilave".

 

 

 

donald trump joe biden

Sondazh

Poll