25 Shtator 2025, 10:12
Nga I.A

DANIMARKË- Aeroportet në Danimarkën perëndimore janë rihapur mëngjesin e së enjtes, pasi kishin qëndruar të mbyllura për disa orë, kur dronë të paidentifikuar hynë gjatë natës në hapësirën e tyre ajrore. Ky ishte incidenti i dytë i tillë i sigurisë në vendin nordik këtë javë.
Billund, aeroporti i dytë më i madh në Danimarkë, u mbyll për një orë, ndërsa ai i Aalborgut, i përdorur si për fluturime civile ashtu edhe për ato ushtarake, u mbyll për tri orë për shkak të futjes së dronëve të mërkurën natën, tha Policia daneze.
Dronë u vunë re gjithashtu pranë aeroporteve në Esbjerg dhe Sonderborg, si dhe në bazën ajrore Skrydstrup, ku mbahen disa prej avionëve luftarakë F-16 dhe F-35 të Danimarkës. Që të pesë këto pika ndodhen në gadishullin Jutland në perëndim të Danimarkës.
Morten Skov, banor i kësaj pjese, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se pa drita të gjelbra që pulsonin nga perëndimi i aeroportit Aalborg, të cilat “qëndronin pezull pikërisht mbi” objektin. Në një video të ndarë me Reuters nga Skov, shihet një dritë që largohet nga aeroporti drejt perëndimit.
Policia kombëtare daneze tha se dronët ndoqën një model të ngjashëm me ata që kishin ndalur fluturimet në aeroportin e Kopenhagenit të hënën natën dhe të martën në mëngjes. Policia e përshkroi incidentin si “sulmin” më serioz deri tani ndaj infrastrukturës kritike dhe e lidhi me një sërë shkeljesh të dyshuara të hapësirës ajrore nga dronë rusë dhe pengesa të tjera nëpër Evropë, pa dhënë prova konkrete. Ambasadori i Rusisë në Danimarkë, Vladimir Barbin, mohoi çdo përfshirje të vendit të tij në incidentin e Kopenhagenit./REL
Bota
25 Shtator 2025, 09:11
I.A
JD Vance
SHBA- Nënpresidenti amerikan, JD Vance, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i kanë bërë jehonë qasjes së ...
Bota
25 Shtator 2025, 08:54
I.A
SERBI- Serbia edhe një herë po përballet me akuza se operativë të dyshuar rusë kanë trajnuar qytetarë nga Moldavia n&e...
Bota
24 Shtator 2025, 22:59
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Në një ndryshim të papritur të qëndrimit, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Ukraina mund t&...
Bota
24 Shtator 2025, 22:44
E. D
portretet
SHBA- Presidenti Donald Trump ka hequr nga “Korridori i Presidentëve”, paraardhësit të tij Joe Biden. S...
Bota
24 Shtator 2025, 20:02
foto ilustruese
SLLOVENI- Qeveria sllovake vendosi të mërkurën të shtyjë për një kohë të pacaktuar votimin p&...
Bota
24 Shtator 2025, 19:54
E. D
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë nisur në hapësirë tri anije kozmike në përpjekje që të monitoroj&eu...
Bota
24 Shtator 2025, 17:56
E.d
Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministria e Italisë Giorgia Meloni ka vendosur një festë të re në nder të shejtorit Françesk...
Bota
24 Shtator 2025, 17:47
E. D
Ursula von der Leyen
SHBA- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbështetur thirrjet për një moshë mini...
Bota
24 Shtator 2025, 17:43
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Teuta Halimi, rreth të 40-tave, hap derën e dyqanit dhe del me pak gjëra. Çmimet janë rritur aq sh...
Bota
24 Shtator 2025, 17:31
E.d
Foto ilustruse
FRANCË - Përfaqësuesit e sindikatave kryesore të Francës nuk ndalen së protestuari dhe kërkuari zgjidhje....