Politike

"Qytetarët, nga anketat nuk e kanë mendjen tek asnjë rival i Ogertës"/ Rama: Opozita do hyjë në garë e humbur dhe...

Rama theksoi gjithashtu se aq e fortë është mbështetja e PS ndaj Ogertës, sa që është krejt pa interes së kush do të jetë apo do të jenë kandidatët e saj rivalë. 

24 Shtator 2025, 18:13 Nga E. D
"Qytetarët, nga anketat nuk e kanë mendjen tek asnjë rival i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, deklaroi gjatë mbledhjes me ministrat dhe deputetët socialistë të kryeqytetit se opozita do të futet në një garë të humbur dhe do të dalë edhe më të humbur. Rama theksoi gjithashtu se aq e fortë është mbështetja e PS ndaj Ogertës, sa që është krejt pa interes së kush do të jetë apo do të jenë kandidatët e saj rivalë. 

"Duhet të adresojmë pa humbur kohë boshllëkun e dëmshëm në krye të Bashkisë së Tiranës, sepse Tirana nuk mund të gdhihet dhe të ngryset pafundësisht si një trup pa kokë dhe qytetarët nuk mund të bashkëjetojnë pafundësish me një bashki kokëkëputur, e cila duke mos pasur një të zgjedhur nuk mund të ketë legjitimitetin për t’i udhëhequr ata drejt të ardhmes. Sot, krahas të gjitha punëve të tjera, të nisem punën për zgjidhjet e reja në Tiranë, ku më kandidaten e duhur, me vizionin, ambicien dhe aftësinë e duhur, dhe me organizimin dhe mbështetjen duhur do të marrim rezultatin e duhur.

Për t’i dhënë lokomotivës së Shqipërisë shpejtësinë e duhur, për Tiranën 2030. Më vjen shumë mirë që kandidatura e Ogertës ka gjetur menjëherë mbështetjen plotë të familjes sonë politike, ku të gjithë e çmojnë kandidaten tonë për Tiranën dhe janë të një mendjeje për faktin që është radha e saj ta udhëheq Tiranën me ambicien dhe qetësinë që e ka karakterizuar gjithnjë në të  gjitha detyrat ku ka spikatur.

Aq e fortë është mbështetja e PS ndaj Ogertës, sa që është krejt pa interes së kush do të jetë apo do të jenë kandidatët e saj rivalë, të cilët do të hyjnë në garë të humbur, por do dalin edhe më të humbur. Edhe nga anketim që kemi bërë, është vërtetuar që qytetarët nuk e kanë mendjen te ndonjë rival i saj, por te problematikat që kërkojnë zgjedhje," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll