Politike

"Të nisim punën për zgjedhjet e reja në Tiranën"/ Rama: Manastirliu u mirëprit nga socialistët

Në fund Rama nënvizoi se tani është radha që Ogerta të drejtojë Bashkinë e Tiranës.

24 Shtator 2025, 18:07 Nga E. D
"Të nisim punën për zgjedhjet e reja në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se socialistët duhet të nisin punën për zgjedhjet e reja në Tiranë. Duke folur nga selia rozë në mbledhjen me ministrat dhe deputetët socialistë, Kryeministri theksoi se kandidatura e Ogerta Manastirliut është mirëpritur nga të gjithë socialistët. Në fund Rama nënvizoi se tani është radha që Ogerta të drejtojë Bashkinë e Tiranës.

“Të nisim punën për zgjedhjet e reja në Tiranën. Me kandidaten e duhur, me aftësinë dhe përkushtimin e duhur, dhe me angazhimin e duhur do të marrim rezultatin e duhur. Kandidatura e Ogertës ka gjeturat mbështetjen e menjëhershme të familjes sonë politike, ku të gjithë e çmojnë dhe janë të një mendje dhe është radha e saj të udhëheqë Tiranën”, tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll