Politike

PRAPASKENAT/ Zbardhen detaje nga takimi i Ramës me nënkryetarët, Anuela Ristanin e përzë nga mbledhja

Por në kulm të takimit, Rama ka përzënë nga zyra kryetaren e komanduar nga vetë ai në krye të bashkisë Tiranë.  

24 Shtator 2025, 14:08 Nga I.A
PRAPASKENAT/ Zbardhen detaje nga takimi i Ramës me nënkryetarët,
Anuela Ristani

TIRANË- Takimi i Kryeministrit Edi Rama me nënkryetarët e bashkisë Tiranë dhe Ogerta Manastirliun, nuk ka qenë i qetë. Mësohet se në takim u bisedua në lidhje me shkarkimin e Veliajt dhe zgjedhjet e reja që pritet të mbahen në Tiranë. 

Por në kulm të takimit, Rama ka përzënë nga zyra kryetaren e komanduar nga vetë ai në krye të bashkisë Tiranë. Ende nuk dihen arsyet e këtij vendimi të Ramës. Ndërkohë që Ristani është filmuar teksa dilte e vetme nga kryeministria shumë më herët e të përfundonte takimi dhe u drejta drejt makinës së saj. 

Pasditen e sotme Rama do të ketë dhe një takim tjetër në zyrën e tij, bashkë me Ministrat si dhe deputetët e Tiranës. Mbledhja do të mbahet ditën e sotme në orën 18:00 në Kryeministri. Në takim pritet që Rama do të kërkojë angazhim maksimal të deputetëve në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në Tiranë. 

anuela ristani edi rama

Sondazh

Poll