Politike

Kryebashkiaku Erion Isai merret i pandehur nga SPAK

Isai është marrë i pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë ne tendera dhe ankande publike

24 Shtator 2025, 15:29 Nga E. D
Kryebashkiaku Erion Isai merret i pandehur nga SPAK
Erion Isai

KOLONJË- Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Isai është marrë i pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë ne tendera dhe ankande publike.

Kryebashkiaku akuzohet për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”.

Denoncimi ndaj kryebashkiakut të Kolonjës është bërë në Prokurorinë e Posaçme nga një avokat në Korçë, Esmerald Xhafa. Bashkë me Erion Isain janë marrë të pandehur edhe gjashtë persona të tjerë, zyrtarë të Bashkisë së Kolonjës.

Isai është paraqitur për herë të fundit më 15 janar 2025 në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK. Në hyrje Isai nuk preferoi të japë komente për gazetarët para Prokurorisë. Ndërsa, pas daljes kryebashkiaku i Kolonjës tha se kjo herë e dytë e paraqitjes në SPAK dhe është njësoj këndshëm si hera e parë në 2023.

erion isai blendi gonxhe ne spak digjet shtepia ne kolonje

Sondazh

Poll