Sport

Guardiola uron Gigi Donnarummën për trofeun Yachine: "Gigi, çdo sezon do të jetë atje"

“Pavarësisht nëse përfundon i nënti, i gjashti apo i dymbëdhjeti, për sa kohë që je atje, do të thotë se ke pasur një sezon shumë, shumë të mire. Kam ndjesinë se Gigi, çdo sezon, do të jetë atje”

23 Shtator 2025, 17:03 Nga DOSJA
Guardiola uron Gigi Donnarummën për trofeun Yachine: "Gigi,

ANGLI - Në prag të ndeshjes së Manchester Cityt kundër Huddersfield në raundin e tretë të Kupës së Ligës, Pep Guardiola e përgëzoi Gianluigi Donnarumman për trofeun Yachine, i cili i jepet portierit më të mirë të sezonit.

Në konferencën për shtyp, Pep Guardiola (trajneri i Manchester City) u shpreh: "Sigurisht, e përgëzova atë dhe PSG-në për atë që arriti në Paris. Ndikimi i tij ishte vërtet i madh. Jemi gjithmonë të lumtur që e kemi ne dhe të kënaqur me performancat e tij të jashtëzakonshme.

Gjithmonë kam thënë, pavarësisht nëse përfundon i nënti, i gjashti apo i dymbëdhjeti, për sa kohë që je atje, do të thotë se ke pasur një sezon shumë, shumë të mire. Kam ndjesinë se Gigi, çdo sezon, do të jetë atje, është afër. Kaq i mirë është një portier.

Në ditët e sotme, çmimet individuale duken kaq të rëndësishme. Por të gjithë atyre që janë nominuar dhe të gjithë fituesve, mund të them vetëm bravo, punë e mbarë dhe urime."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 23 Shtator 2025, 11:37

Leo Messi “bekon” Dembelen…

FRANCE - Pas triumfit në “Topin e Artë” 2025, Ousmane Dembélé ndau emocionet e tij me 18 milionë ndjekësit n&eum...