Sport

Miqësore, Shqipëria U-21 do të përballet me bashkëmoshatarët e saj të San Marinos…

Më 10 tetor, në “Air Albania”, kuqezinjtë U-21 do të zhvillojnë një ndeshje miqësore med bashkëmoshtarët e tyre të San Marinos

23 Shtator 2025, 12:40 Nga DOSJA
Miqësore, Shqipëria U-21 do të përballet me

TIRANE - Përfaqësuesja shqiptare U-21 do të zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore në muajin tetor ndaj San Marinos U-21.

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me homologët e San Marinos që ndeshja të luhet më 10 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 17:00.

Takimet miqësore janë shumë të rëndësishme për trajnerin Alban Bushi dhe stafin teknik të ekipit U-21, pasi u japin mundësi të vëzhgojnë nga afër lojtarët e grumbulluar dhe të ndërtojnë një grup sa më konkurrues në funksion të Europianit U-21 2027.

Deri në Kampionatin Europian U-21 2027, kuqezinjtë do të zbresin në fushë vetëm për takime miqësore, pasi Shqipëria U-21 është e kualifikuar automatikisht në këtë turne madhor si një nga vendet mikpritëse të EURO U-21.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 23 Shtator 2025, 11:37

Leo Messi “bekon” Dembelen…

FRANCE - Pas triumfit në “Topin e Artë” 2025, Ousmane Dembélé ndau emocionet e tij me 18 milionë ndjekësit n&eum...