Sport

E revoltuar, edhe këngëtarja argjentinase Nicki Nicole, e dashura e Lamine Yamalit…

Nicki Nicole, e cila nuk ishte e pranishme në galanë e zhvilluar në “Théâtre du Châtelet” në Paris, ka pranuar për herë të parë publikisht, se është thellësisht e dashuruar me futbollistin spanjol: “Jam shumë e dashuruar”…

23 Shtator 2025, 12:06 Nga DOSJA
E revoltuar, edhe këngëtarja argjentinase Nicki Nicole, e dashura e

FRANCE - Përveç babait të Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, i cili foli me tone të forta për padrejtësinë, në rrjetet sociale u bë viral edhe mesazhi i dashurisë nga partnerja e tij, këngëtarja argjentinase Nicki Nicole.

Artistja 25-vjeçare postoi një dedikim të shkurtër, por plot emocion në “Instagram Stories” për 18-vjeçarin e Barcelonës: “Ylli im. Të dua”, shkroi ajo përpara më shumë se 22,7 milionë ndjekësve të saj.

Nicki Nicole, e cila nuk ishte e pranishme në galanë e zhvilluar në “Théâtre du Châtelet” në Paris, ka pranuar për herë të parë publikisht se është thellësisht e dashuruar me futbollistin spanjol: “Jam shumë e dashuruar, shumë e lumtur dhe e qetë…

Ai më ka mësuar të them ‘t’estimo’ në gjuhën katalanase”, rrëfeu ajo muajin e kaluar. Historia e tyre e dashurisë u bë publike në gusht 2025, kur Yamal i uroi publikisht ditëlindjen këngëtares.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 23 Shtator 2025, 11:37

Leo Messi “bekon” Dembelen…

FRANCE - Pas triumfit në “Topin e Artë” 2025, Ousmane Dembélé ndau emocionet e tij me 18 milionë ndjekësit n&eum...