Sport

Lothar Matheus thyen një tjetër ‘rekord’…

Shfaqet te “Topi i Artë” në Paris me të dashurën e tij, 4 dekada më të re

23 Shtator 2025, 12:17 Nga DOSJA
Lothar Matheus thyen një tjetër ‘rekord’…

FRANCE - Shumë personazhe të famshëm nga bota e futbollit parakaluan përgjatë tapetit të kuq në ceremoninë e “Topit të Artë”, dhe mes tyre u vu re kapiteni legjendar gjerman, Lothar Mateus, që tërhoqi vëmendje të madhe.

Gjermani i famshëm erdhi në eventin e madh të çmimeve të futbollit në kryeqytetin e Francës me të dashurën e tij, 38 vjet më të re - Teresa Zomer, një influencuese 26-vjeçare nga e cila ka qenë praktikisht i pandashëm muajt e fundit.

Mateus ka pas vetes një histori dashurie shumë të stuhishme me pesë martesa, pesë divorce, fëmijë nga tre marrëdhënie të ndryshme dhe histori dashurie që shpesh tërhiqnin më shumë vëmendje sesa sukseset e tij sportive.

Gruaja e fundit, rusja Anastasia Klinko, ishte 27 vjet më e re se ai, por tani ky "rekord" është thyer, pasi e zgjedhura e re është madje 38 vjet më e re se gjermani i famshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 23 Shtator 2025, 11:37

Leo Messi “bekon” Dembelen…

FRANCE - Pas triumfit në “Topin e Artë” 2025, Ousmane Dembélé ndau emocionet e tij me 18 milionë ndjekësit n&eum...