Sport

Leo Messi “bekon” Dembelen…

Francezi falenderon në rrjetet sociale mbështetësit, teksa përgëzohet edhe nga ish-shoku ekipit

23 Shtator 2025, 11:37 Nga DOSJA

Leo Messi “bekon” Dembelen…

FRANCE - Pas triumfit në “Topin e Artë” 2025, Ousmane Dembélé ndau emocionet e tij me 18 milionë ndjekësit në Instagram: “Shumë gëzim, krenari dhe emocion. Një ëndërr e bërë realitet. Faleminderit të gjithëve që më kanë mbështetur në këtë rrugëtim!”.

Mes mijëra urimeve që mori sulmuesi i PSG-së, u dallua ai i Lionel Messit, ish-shoku i tij te Barcelona në sezonet 2017-2021: “Grande Ous! Urime, jam shumë i lumtur për ty. E meriton”.

Leo Messi “bekon” Dembelen…

Marrëdhënia mes dy lojtarëve ka qenë gjithmonë e veçantë. Dembélé e pranoi se këshillat e Messit ishin thelbësore në formimin e tij: “Që nga dita e parë pata një lidhje fantastike me të. Garderoba ime ishte ngjitur me të dhe gjithmonë më jepte këshilla. Messi e kuptonte menjëherë se për çfarë kisha nevojë. Për mua është më i madhi, një lojtar që më frymëzon”.

Francezi tregoi gjithashtu edhe këshillën më të rëndësishme që mori nga “Pleshti”: “Messi më tha të isha serioz nëse doja të arrija ëndrrat e mia. Pas asaj fjale, nisa të mësoja nga çdo gjë që ai bënte në fushë. Ajo këshillë më ndryshoi jetën”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll