Art&Argëtim

Britania e Madhe 4 ditë jashtë BE-së, Dua Lipa në një mendje me politikanin britanik (FOTO)

4 Shkurt 2020, 13:08 Nga DOSJA
Britania e Madhe 4 ditë jashtë BE-së, Dua Lipa në një

LONDËR– Ajo e ka shfaqur hapur mospëlqimin e saj kundër kryeministrit të Anglisë Boris Johnson, si një nënshtetase britanike.

Ndërkohë që tani edhe Brexit u arrit dhe Britania e Madhe është jashtë BE-së që prej 31 janarit, Dua ka reguar në profilin e saj në Instagram për këtë çështje.

Ajo ka publikuar në Instagram postimin e një politikani demokrat britanik mjaft të njohur, Sadiq Aman Khan, duke lënë të kuptohet se është dakord me deklaratën e tij.

Në postimin e politikanit thuhet se, pavarësisht se Anglia po largohet nga BE, Londra do të jetë sërish një ndër qytetet evropiane, si dhe do të vijojë të ketë po aq turistë nga e gjitha bota.

“Ju jeni londinezë. Ju jo vetëm që e pasuroni qytetin tonë në mënyrë ekonomike, por edhe shoqërore dhe kulturore. Nga ushqimi dhe moda jonë, deri tek risitë tona dhe shërbimet tona publike, ju jeni thelbësor për suksesin e qytetit tonë, të bërë nga arsyet kryesore pse Londra mbetet qyteti më i madh në botë.”– ka shkruar Khan.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz britania e madhe jashte be-se dua lipa britania e madhe jashte be-se dua lipa

Sondazh

Poll