Art&Argëtim

Oscars 2020 po bën lojë të pistë? Publikohet dhe fshihet menjëherë fituesi

4 Shkurt 2020, 11:04 Nga DOSJA
Oscars 2020 po bën lojë të pistë? Publikohet dhe fshihet

SHBA– Ditën e djeshme në mediat sociale ka qarkulluar një foto në të cilin listohej filmi më i mirë për vitin 2020. Organizata e çmimeve Oscar postoi në Twitter një listë që u fshi menjëherë, në të cilën shfaqej filmi “Parasite” , si filmi fitues. Menjëherë pati një fluks komentesh në këtë postim, dhe shumë prej ndjekësve e quajtën eventin “Oscar 2020”, një lojë të ndyrë.

Por, i gjithë postimi nuk kishte të bënte me listën e vërtetë të filmave fitues në “Oscar 2020”, por ishte një parashikim që i lejonte përdoruesit në rrjete sociale të parashikonin filmin që do të rrëmbente çmimin e madh. Megjithatë, një problem teknik bëri që këto parashikime të shfaqeshin në faqen zyrtare të Oscar 2020, në Twitter.

Kjo bëri të gjithë ndjekësit nëpër botë të mendohet se edhe në këtë event të rëndësishëm botëror, luhet një lojë e pisët, dhe fituesi zgjidhet padrejtësisht, ende pa u mbyllur votimet, por e gjitha ishte si pasojë e problemit teknik që përfshiu faqen zyrtare të eventit.

 

Eventi i shumëpritur i ndarjes së çmimeve “Oscar 2020”, do të transmetohet  me 10 shkurt, në orën 2 pas mesnate.   

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture filmi parasite oscar 2020 oscar filmi fitues filmi parasite oscar 2020 oscar filmi fitues

Sondazh

Poll