Art&Argëtim

“Puccini in Love”, melodrama me në qendër femrën e dashuruar shfaqet këtë të premte në sallën e kishës Orthodokse

4 Shkurt 2020, 11:59 Nga DOSJA
“Puccini in Love”, melodrama me në qendër femrën e

Melodrama “Puccini in love”, do të shfaqet në sallën e kishës Orthodokse të premten, më datë 7 shkurt, ora 19.00, me Orkestrën, Korin dhe solistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Protagonistë absolutë të operave te Puccinit janë njerëzit e thjeshtë,  dhe mbi të gjitha, personazhet femërorë të ndërlikuara. Shpirtra të vegjël, të ndezur nga pasione të mëdha dhe xhelozi, janë motori  i mbajtjes së melodramës pucciniane. Femra të dashuruara që shndërohen në heroina te paharrueshme, të afta për të sakrifikuar jetën e tyre për dashuri, ndjenjë e cila shndërrohet në jetë në një dëshirë për të jetuar në mënyrë romantike dhe në liri.

Giacomo Puccini konsiderohet si kompozitori i madh, i përkushtuar ndaj shpirtit femëror. Veprat e tij paraqesin dashurinë e thjeshtë dhe te shëndetshme tek “La Rondine”, atë naive te ‘Cio Cio San” dhe oportunist të Pinkerton tek “Butterfly”, dashurine pasionale dhe gjithpërfshirëse tek “Tosca”,  për të përfunduar me ndjenja të shumta që shfaqen tek “Turandot” mes shërbëtores Liu dhe princit Calaf dhe figura femërore e Turandot.

Linjat e krijimtarisë artistike të Puccinit janë dashuria për jetën, për sensualen dhe        kërkimi i vazhdueshëm i kënaqësisë. Në të gjitha veprat e tij, ai është i aftë të përshkruajë dhe të analizojë thellë karakteret e “seksit të butë” duke hyrë me mjetet e tij muzikore në psikologjinë e personazhit.

 

Giacomo Puccini kishte një instinkt të padiskutueshëm teatral. Ai gjen gjithnjë mënyrën për të prekur shpirtin e publikut. Askush nuk ka arritur t’i ofrojë vokalit femëror dhuratë më të bukur se sa meloditë pucciniane.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture melodramë puccini in love salla e kishës orthodokse melodramë puccini in love salla e kishës orthodokse

Sondazh

Poll