Art&Argëtim

Lidhja e Silva Turdiut me djalin e Mehmet Shehut, Anisa Markarian rrëfen si u hoq figura e Tartarit në film: Mua më dhembi

4 Shkurt 2020, 10:20 Nga DOSJA
Lidhja e Silva Turdiut me djalin e Mehmet Shehut, Anisa Markarian rrëfen si

TIRANË– E ftuar në emisionin “Sot 7”, aktorja e njohur e skenës shqiptare, Anisa Markarian, e cila prej vitesh jeton larg Shqipërisë ka treguar të vërtetat e hidhura. Aktorja ka rrëfyer se si ndikoheshin politikisht realizimet e filmave, duke përmendur këtu edhe Kreshnik Tartarin.

“Mua më dhembi, por jo se isha unë, filmi nëse një person pësonte diçka politikisht, pritej. Dhe ky film fatkeqësisht për shumë vite, u hoq figura e profesor Tartarit sepse, nga problemi i tij me Silva Turdiun, u hoqën fare. Kreshnik Tartari nuk duhej të qendronte sepse ishte fajtor që kishte favorizuar këtë dashuri. Këto pjesët që ishin aq të bukura, i hoqën. Viktori i kishte ruajtur bishtat që i themi ne. Vrau veten Mehmet Shehu, domethënë e kishte ai fajin, u rehabilitua profesori i dashur dhe ju keni fatin tani ta shikoni me sekuencat e profesorit”, – është shprehur aktorja Anisa Markarian gjatë emisionit.

 

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture aktorja shqiptare anisa markarian kreshnik tartari mehmet shehu silva turdiu aktorja shqiptare anisa markarian kreshnik tartari mehmet shehu silva turdiu

Sondazh

Poll