Aktualitet

Pas dorëheqjes së Spahos, emërohet drejtuesja e QSUT-së një shqiptare nga diaspora

Paparizo është një shqiptare e diasporës, e diplomuar për gazetari dhe aktualisht mban detyrën e nënkryetares së Këshillit të Diasporës për Partinë Socialiste.

23 Shtator 2025, 15:27 Nga DOSJA
Pas dorëheqjes së Spahos, emërohet drejtuesja e QSUT-së
Anxhela Paparizo

TIRANË- Anxhela Paparizo pritet të vendoset në krye të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas dorëheqjes së Florenc Spahos. Paparizo është një shqiptare e diasporës, e diplomuar për gazetari dhe aktualisht mban detyrën e nënkryetares së Këshillit të Diasporës për Partinë Socialiste.

Ndërsa Florenc Spaho kishte marrë detyrën më 22 korrik të këtij viti, duke zëvendësuar Donjeta Balin, e cila po ashtu ishte larguar vetëm pak muaj pas emërimit. Edhe Spaho vetëm dy muaj pas qëndrimit në detyrë dha dërëheqje nga posti.

anxhela paparizo

Sondazh

Poll