Aktualitet

Çfarë ndodhi? Sherr me thika mes mjekut dhe infermierit në spitalin 'Shefqet Ndroqi'

Mësohet se një 32-vjeçar pas debatit ka qëlluar me thikë kolegun e tij 37 vjeç, duke e plagosur.

23 Shtator 2025, 12:21 Nga I.A
Çfarë ndodhi? Sherr me thika mes mjekut dhe infermierit në
Shefqet Ndroqi

TIRANË- Një debat mes një mjeku dhe një infermieri në spitalin 'Shefqet Ndroqi' ka agravuar në përdorimin e armëve të ftohta. Mësohet se një 32-vjeçar pas debatit ka qëlluar me thikë kolegun e tij 37 vjeç, duke e plagosur. Teksa i plagosuri po merr mjekim në spital, mjeku është larguar nga vendngjarja.  

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit. Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

 

plagosje ne spitalin shefqet ndroqi

Sondazh

Poll