Aktualitet

Berisha për vdekjen e aktorit Enver Petrovci: Artist, regjisor dhe skenarist i shquar, ndër më të mëdhenjtë e kombit

Berisha tha se Enver Petrovci ishte një artist, regjisor dhe skenarist i shquar, ndër më të mëdhenjtë e kombit.

23 Shtator 2025, 10:16 Nga E.d
Berisha për vdekjen e aktorit Enver Petrovci: Artist, regjisor dhe
Enver Petrovci

TIRANË –Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shprehur ngushëllimiet e tij për familjen dhe miqtë e aktorit dhe regjisorit të njohur Enver Petrovci. Berisha tha se Enver Petrovci ishte një artist, regjisor dhe skenarist i shquar, ndër më të mëdhenjtë e kombit. Veprimtaria dhe krijimtaria e tij mbetet e jashtëzakonshme dhe trashëgimi për kombin. Enver Petrovci i cili ishte një nga ikonat e tearit dhe kinematografisë shqiptare, ndërroj jetë mbrëmë në moshën 71-vjeçare. 

Postimi i Sali Berishës

Dielli perëndoi përgjithmonë për të pavdekshmin Enver Petrovci.

Të dashur miq, arti dhe kultura e kombit shqiptar janë në zi. Enver Petrovci, një kolos i skenës, regjisë së teatrit dhe filmit kombëtar por edhe ndërkombëtar, mbylli sytë përgjithmonë. Artist, regjisor dhe skenarist i shquar, ndër më të mëdhenjtë e kombit, Enver Petrovci me veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme dhe gjeniun e tij krijues mbetet i gjallë përgjithmonë në trashëgiminë, veprën dhe kujtesën e kombit.

Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve dhe të afërmve, lutem së bashku me ta që shpirti i madh i Enver Petrovci të gjejë paqen e merituar. Amin.

enver petrovci sali berisha regjisor

Sondazh

Poll