Aktualitet

Plumbi i Artë/ Petrit Qoli pyet Skerdi Tasen: Ju e vratë deputetin Fatmir Xhindi?

Në seancën gjyqësore ka qenë i pranishëm dhe i akuzuari tjetër Petrit Qoli, i cili i ka drejtuar disa pyetje Tasës. 

23 Shtator 2025, 12:17 Nga I.A
Plumbi i Artë/ Petrit Qoli pyet Skerdi Tasen: Ju e vratë
Skerdi Tase

TIRANË- Seanca për 'Plumbin e Artë' ka vijuar ditën e sotme, ku po jep dëshminë i penduari i drejtësisë Skerdi Tase. Në seancën gjyqësore ka qenë i pranishëm dhe i akuzuari tjetër Petrit Qoli, i cili i ka drejtuar disa pyetje Tasës. 

Ndër pyetjet që Qoli i ka bërë Tases ka qenë nëse ai ka qenë personi që ka vrarë deputetin Fatmir Xhindi. Por teksa Tase do të përgjigjej, GJKKO vendosi që të mos e lejonte që të përgjigjej.

"Mos jeni ju personi që keni qëlluar ndaj deputetin Fatmir Xhindi? Sepse ju keni thënë që të gjithë personat i keni qëlluar kanë qenë në 5m distancë, dhe Xhindi është vrarë nga kaq distancë? A shihni mirë nga sytë afër larg, se unë psh nuk shoh as afër as larg, dhe asnjëherë s’keni qëlluar në shenjë si ka mundësi?", i tha Qoli Tases.

Të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” akuzohen për disa vrasje, atentate të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë, të zbardhura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Prokuroria e Posaçme po vijon procesin për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandehur. Nuredin Dumani është në cilësinë e të penduarit, si bashkëpunëtor i SPAK, duke zbardhur të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro./Dosja.al

petrit qoli fatmir xhindi skerdi tase plumbi i arte

Sondazh

Poll