Aktualitet

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer

Pano e cilësoi këtë projekt-ligj si “kancer” dhe “sëmundje” për shoqërinë, duke theksuar se natyralisht njihen vetëm mashkull dhe femër.

23 Shtator 2025, 11:22 Nga I.A
Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një
Akil Pano

TIRANË- Pastori Akil Pano nga Koalicioni Pro Familjes ka folur për projekt-ligjin për barazinë gjinore, i cili ka ngjallur debate në opinion publik. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Pano e cilësoi këtë projekt-ligj si “kancer” dhe “sëmundje” për shoqërinë, duke theksuar se natyralisht njihen vetëm mashkull dhe femër.

“Ky projektligj në thelb është një kancer, është një sëmundje, e cila synon të shkatërrojë trupin kombëtar dhe dimesionin kulturor, natyrës dhe dimensioneve… është natyra mashkull dhe femër, burrë grua dhe këto dy gjini duhet t’i mbrojmë deri në fund. Kësaj qeveria i ka ngelur ora në kohën e Biden, Trump ka thënë ekzistojnë vetëm dy gjini”, tha Pano.

akil pano

Sondazh

Poll