Aktualitet

Policia në ndjekje që nga Korça/ 27-vjeçari thyen postbllokun në Elbasan, arrestohet pasi shkaktoi aksidentin me 5 të plagosur, mes tyre një polic (EMRAT)

Pesë të plagosur në Elbasan pasi makina ku ndodhej Adrilend Shehu nuk i ndaloi postabllokut të Policisë. Ky i fundit është arrestuar nga Policia. Të plagosurit janë Eugen Abdurrazaku, efektivi i policisë, Diana Plaka,  Durim Plaka (burrë e grua), Albert Cani, instruktor autoshkolle dhe Adriana Mukja.
Featured image of article: Policia në ndjekje që nga Korça/ 27-vjeçari thyen postbllokun në Elbasan, arrestohet pasi shkaktoi aksidentin me 5 të plagosur, mes tyre një polic (EMRAT) Ardilend Shehu
Elbasan- Aksioni i Policisë i nisur nga Korça për kapjen e Ardilend (Almiron) Shehut, i shpallur në kërkim për drogë, ka përfunduar me një aksident në Elbasan, në afërsi të Krastës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd ku 27-vjeçari, nuk i ndaloi postbllokut të Policisë. 
Në momentin që 27-vjeçari me mjetin e tij u përball me postbllokun, makina nuk ndaloi në të. Dëshmitarët nga vendngjarja deklarojnë se në këto momente, Policia  qëlloi me armë në gomat e mjetit, ku menjëherë 27-vjeçari u përgjigj me breshëri plumbash. Më pas makina e 27-vjeçarit, u përplas me makinën e Policisë dhe dy mjete të tjera. Ndërkohë që Policia njofton se nuk ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe se është arrestuar Ardilend Shehu.

Në këtë ngjarje u plagosën 5 persona, të cilët janë: Eugen Abdurrazaku, efektivi i policisë, Diana Plaka, Durim Plaka (burrë e grua),  Albert Cani, instruktor autoshkolle dhe  Adriana Mukja.
J.V/Dosja.al 
  • 13:22

    ‘Sfidoi’ Policinë dhe shkaktoi aksidentin me 5 të plagosur/ Flet 27-vjeçari i ndaluar: Një fuoristradë më ishte vënë pas që në Devoll

    Ardilend Shehu, i cili theu postabllokun e Policisë në Elbasan, shkaktoi aksidentin me 5 të plagosur, ka deklaruar para Policisë se që në Devoll, një makinë e ndqite nga pas.

    “Një fuoristadë më ishte vënë pas që në Devoll. U detyrova të largohem me shpejtësi prandaj nuk ndalova.”, ka dëshmuar ai.

  • 12:22

    I qetë, me pranga në duar/ Momentet e arrestimit të 27-vjeçarit që ‘sfidoi’ Policinë në Elbasan, shkaktoi aksidentin me 5 të plagosur (VD)

    Ardilent Shehu është 27-vjeçari i cili u përpoq sot që t’i shpëtonte Policisë në Elbasan. Ai nuk i ndaloi në postabllokut të Policisë dhe u bë pjesë e një aksidenti, ku u plagosën 5 persona, mes tyre edhe një polic.  Në pamjet e mëposhtme të siguruara nga Fax News, ai shfaqet me pranga në duar në spital.  27-vjeçari shfaqet i qetë, teksa rrehtohet nga tre policë.

    Shhu ishte në kërkim nga Policia për veprën penale kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike ndërsa gjatë ndjekjes ai ka mundur t’u shpëtojë tre postblloqeve, por atij të Elbasnit. Policia njoftoi se 27-vjeçari në vitin 2018 , ka kryer të njëtat veprime duke mos ju bindur urdhërit  të punonjësit të policisë për të ndaluar.

  • 10:50

    Plagosja e 5 persona në Elbasan/ Policia: Nuk pati të shtëna me armë zjarri, u ndalua 27-vjeçari

    Pamje nga vendngjarja

    Policia e Shtetit ka dhënë informacion ngjarjen në Elbasan ku u plagosën 5 persona dhe u arrestua Ardilend Shehu. Policia njofton se nuk ka pasur të shtëna me armë zjarri por nga përplasja e 4 mjeteve është plagosur një efektiv Policie dhe 4 persona të tjerë.  Sipas Policisë Shehu edhe në vitin 2018 , ka kryer të njëtat veprime duke mos ju bindur urdhërit  të punonjësit të policisë për të ndaluar.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Më datë 04.02.2020, rreth orës  09:00, Salla e Drejtimit Korçë, ka njoftuar Sallën e Drejtimit të DVP Elbasan  se mjeti tip Pasat i zi me targa Greke IEH 3922,  nuk i ka ndaluar shërbimeve të policisë  Korçë dhe Pogradec dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Elbasanit. Menjëherë  në Librazhd është ngritur pikë kontrolli e përforcuar , por drejtuesi i mjeti sa ka parë policinë ka marrë përpara sinjalistikën e vendosur në rrugë sipas procedurës për pikë kontrolli dhe nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe ka vijuar me shpejtësi të madhe në drejtim të Elbasanit. Shërbimet e Policisë së Librazhdit janë vënë në ndjekje të mjetit deri në Elbasan duke mbajtur komunikim me shërbimet  policisë në Elbasan.

    Focat Shqiponja , ato të Patrullave të Përgjithshme dhe të Qarkullimit Rrugor, në hyrje të qytetit Elbasan  në aksin rrugor Librazhd -Elbasan, kanë ngritur pikë kontrolli duke kontrolluar rrugën,. Drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet duke goditur makinën e policisë dhe dy mjete të tjera. Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën një punonjës policie dhe 4 shtetas . Drejtuesi i mjetit shtetasi  A. Sh, 27 vjec , banues në Gjirokastër është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Ky drejtues mjeti edhe  në vitin 2018 , ka kryer të njëtat veprime duke mos ju bindur urdhërit  të punonëjsit  të policisë për të ndaluar. Nga kontrolli i mjetit nuk u gjetën armë apo lëndë narkotike por vetëm disa targa automjetesh. Theksojmë se nuk ka patur asnjë të shtënë me armë zjarri gjatë ndalimit të automjetit.

  • 10:45

    Ky është autori që theu postbllokun e policisë në Elbasan, i shpallur në kërkim për drogë (EMRI)

    Pamje nga vendngjarja

    Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Krastë të Elbasan, ku u plagosën 5 persona. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se  shoferi i pabindur është Ardilend Shehu nga Gjirokastra.

    Ai ishte në kërkim nga Policia për veprën penale kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike ndërsa gjatë ndjekjes ai ka mundur t’u shpëtojë tre postblloqeve. Por i riu u kap në Elbasan  duke mos patur rrugëdalje, ai mori para postbllokun e policisë, ku gjatë aksidentit u përplas edhe me dy makina të tjera.

    Sipas dëshmitarët autori qëlloi edhe me armë zjarri.  Nga kjo ngjarje pati 5 të plagosur të cilët janë Eugen Abdurrazaku, efektivi i policisë,  Diana Plaka, Durim Plaka (burrë e grua), Albert Cani, instruktor autoshkolle dhe  Adriana Mukja.

  • 9:54

    I dyshuari tenton t’i ikë policisë, përplas 3 makina në Elbasan/ Kush janë 5 të plagosurit, mes tyre 1 polic

    Pamje nga vendngjarja

    Detaje nga ngjarja në Krastë të Elbasanit. Personat që ngelën të plagosur nga aksidenti dhe të shtënat me armë janë:

    1. Eugen Abdurrazaku, efektivi i policisë
    2. Diana Plaka
    3. Durim Plaka (burrë e grua)
    4. Albert Cani, instruktor autoshkolle
    5. Adriana Mukja

Shto Koment