Aktualitet

Aksident i rëndë në Durrës, përplasen 2 makinat, humb jetën 26-vjeçari

Nga aksidenti ka humbur jetën një 26-vjeçar, ndërkohë që një 19-vjeçar që drejtonte makinën tjetër është transportuar për në spital.

23 Shtator 2025, 07:54 Nga I.A
Aksident i rëndë në Durrës, përplasen 2 makinat, humb
Foto Ilustruese

DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin 'Katër Rrugët e Shijakut'. Nga aksidenti ka humbur jetën një 26-vjeçar, ndërkohë që një 19-vjeçar që drejtonte makinën tjetër është transportuar për në spital.

Njoftimi i Plotë:

Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 23:55, në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, fshati Pjezë, automjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin F. R., 19 vjeç, banues në Shijak, është përplasur me automjetin tip Ford me drejtues shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Si pasojë, shtetasi G. K. ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërsa shtetasi F. R. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, nën mbikëqyrjen e shërbimeve të Policisë, pasi do të vijojnë veprimet procedurale për aksidentin e ndodhur. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

aksident në durrës

Sondazh

Poll