Aktualitet

Shkarkoi zv.ministrin e Brendshëm pasi u kap duke pirë cigare/ Reagon Albana Koçiu: Shkelje e pajustifikueshme e ligjit

Me anë të një postimi në Facebook, Koçiu shprehet se vendimi është marrë pas një denoncimi nga një qytetar shqiptar që jeton në New York, i cili kishte qenë dëshmitar i një episodi ku zv.ministri kishte tymosur cigare në një restorant në Tiranë, në kundërshtim me ligjin.

22 Shtator 2025, 20:18 Nga E. D
Shkarkoi zv.ministrin e Brendshëm pasi u kap duke pirë cigare/ Reagon
Albana Koçiu

TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të zëvendësministrit të Brendshëm, Andi Mahila. Me anë të një postimi në Facebook, Koçiu shprehet se vendimi është marrë pas një denoncimi nga një qytetar shqiptar që jeton në New York, i cili kishte qenë dëshmitar i një episodi ku zv.ministri kishte tymosur cigare në një restorant në Tiranë, në kundërshtim me ligjin.

Ajo theksoi se çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit.

Reagim i Albana Koçiu

Konfirmoj sa ka dalë në shtyp lidhur me largimin e zëvendësministrit. Kam marrë një denoncim nga një bashkatdhetari ynë në New York, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i Brendshëm tymoste cigare në restorant. Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova  zv.ministrit largimin nga detyra.

Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit. Aq më tepër për një drejtues të një institucioni si Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga ana ime e kam njoftuar bashkëatdhetarin që dërgoi mesazhin, se shqetësimi i tij i drejtë nuk ra në vesh të shurdhër.I siguroj të gjithë qytetarët, që do të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë, se do të dëgjohen me të njëjtin respekt. Jo vetëm me fjalë por me qëndrimet parimore, që ata me plot të drejtë presin prej nesh.

albana koçiu

Sondazh

Poll