Firmat piramidale online XUEX/ Arrestohet organizatori kryesor në zonën e Divjakës (EMËR+FOTO)
Ereledio Shebeku DIVJAKË- Organizatori kryesor i firmave piramidale online XUEX, është vënë në pranga nga policia në zon...
Në reagim thuhet se aktualisht, Bashkimi Evropian po konsultohet për këto ndryshime prioritare, të cilat lidhen drejtpërdrejt me kërkesat e anëtarësimit në kuadër të negociatave.
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar lidhur me ndryshimet e propozuara në Kodin Penal. Në reagim thuhet se aktualisht, Bashkimi Evropian po konsultohet për këto ndryshime prioritare, të cilat lidhen drejtpërdrejt me kërkesat e anëtarësimit në kuadër të negociatave.
Zyra e BE-së në Shqipëri konfirmon se është në dije të shqetësimeve serioze të shprehura nga përfaqësues të sektorit të drejtësisë, si edhe nga shoqëria civile, në lidhje me një sërë projekt-ndryshimesh. Gjithashtu Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ngre shqetësimin për disa amendamente të propozuara nga grupi i punës që mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.
Reagimi i plote:
Në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Shqipëria pritet të ndryshojë një sërë dispozitash specifike të Kodit Penal për t’i përafruar me standardet evropiane dhe acquis të BE-së.
Bashkimi Evropian ka inkurajuar Shqipërinë t’i japë përparësi atyre ndryshimeve ligjore të lidhura me Kodin Penal që janë të nevojshme për të përmbushur kriteret ndërmjetëse të përcaktuara në Qëndrimin e Përbashkët të BE-së për Grupkapitullin 1(si dekriminalizimi i shpifjes dhe përafrimi me kuadrin ligjor të BE-së për trafikimin e drogës, trafikimin e qenieve njerëzore, abuzimin ndaj fëmijëve, armët e zjarrit, pastrimin e parave).
Aktualisht, Bashkimi Evropian po konsultohet për këto ndryshime prioritare, të cilat lidhen drejtpërdrejt me kërkesat e anëtarësimit në kuadër të negociatave.
Nga ana tjetër, ne jemi ende duke shqyrtuar dhe analizuar dispozitat e tjera që lidhen me një rishikim më të gjerë të Kodit Penal, i cili është publikuar së fundmi dhe është në proces konsultimi publik.
Ky rishikim më i gjerë i Kodit Penal është një ndërmarrje komplekse, me ndikim të mundshëm afatgjatë në shoqëri dhe në sistemin e drejtësisë penale. BE-ja thekson rëndësinë e garantimit të një konsultimi gjithëpërfshirës dhe të plotë me të gjitha institucionet kryesore të drejtësisë dhe aktorët e sundimit të ligjit, si edhe me shoqërinë civile dhe të gjithë aktorët e tjerë përkatës, me qëllim që legjislacioni që do të rezultojë të jetë i cilësisë më të lartë.
Ne jemi në dijeni të shqetësimeve serioze të shprehura nga përfaqësues të sektorit të drejtësisë, si edhe nga shoqëria civile, në lidhje me një sërë projekt-ndryshimesh. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për disa amendamente të propozuara nga grupi i punës që mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias. Këto dispozita nuk janë të përafruara me standardet e BE-së dhe ne jemi të bindur se, në kuadër të procesit të konsultimit dhe në kuadër të angazhimeve për anëtarësimin, këto shqetësime do të adresohen.
Ereledio Shebeku DIVJAKË- Organizatori kryesor i firmave piramidale online XUEX, është vënë në pranga nga policia në zon...
Leonard Farruku ANGLI- Detaje të reja janë zbardhur sërish lidhur me vdekjen e Leonard Farrukut, i cili humbi jetën në d...
Albana Koçiu TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të zëv...
pamje nga vendngjarja FIER- Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Godullës në bregdetin e Semanit,...
Foto nga takimi TIRANË- Banka e Shqipërisë dhe Bordit Drejtues i Shoqatës Shqiptare të Bankave zhvilluan sot një takim të...
GJKKO TIRANË – Seanca gjyqësore ndaj 6 të arrestuarve Ismail Zeneli, Albert Prenga ,Bujar Ajeti, Adrian Cenaj, Besmir Murtat...
arma VLORË- Policia e Vlorës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e 37-vjeçarit, Skerdi Mehmetaj mbasditen e sotme. Blut&e...
foto ilustruese VLORË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në qytetin e Vlorës. Si pasojë e të shtëna...
foto ilustruese KOLUMBI- Kapja e një kolumbiani ekspert në përpunimin e kokainës, i cili punonte për Kartelin e Ballkanit, zbuloi ...
i arrestuari LUSHNJE- Policia e fierit ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i cili akuzohet për veprën penale &ldquo...