Aktualitet

EMRAT/ Mbahet seanca ndaj 6 të arrestuarve për trafikim ndërkombëtar droge dhe vrasje në GJKKO, avokatët kërkojnë pafajësin e tyre

Të gjashtë personat e arrestuar janë të dënuar për për trafikim ndërkombëtar droge dhe vrasje.

22 Shtator 2025, 17:47 Nga E.d
EMRAT/ Mbahet seanca ndaj 6 të arrestuarve për trafikim
GJKKO

TIRANË – Seanca gjyqësore ndaj 6 të arrestuarve Ismail Zeneli, Albert Prenga ,Bujar Ajeti, Adrian Cenaj, Besmir Murtati dhe Dedan Gjoni është mbajtur sot në, Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Të gjashtë personat e arrestuar janë të dënuar për për trafikim ndërkombëtar droge dhe vrasje. I pranishëm në seancë ishte vetëm Bujar Ajeti, ndërsa pesë të arrestuarit e tjerë u përfaqësuan vetëm nga avokatët e tyre.

Maks Haxhia avokati i Ismail Zeneli, i cili përballet me disa akuza të rënda, tha se prokuroria nuk ka paraqitur prova konkrete, ndërsa kërkoi shpalljen e Zenelit të pafajshëm për të gjitha akuzat. Ndërsa avokati i e Bujar Ajetit kërkoj shpalljen e pafajshëme për akuzat që lidhen me pjesëmarrjen në grup kriminal dhe sigurimin e kushteve për të kryer vrasje. Ky i fundit ka ka pranuar vetëm akuzën për mbajtje pa leje të një arme në banesë, ndërsa ka mohuar çdo përfshirje tjetër.

 

 

gjkko 6 persona trafik droge

Sondazh

Poll