Art&Argëtim

Kënga hit e 20 viteve më parë “Whenever Wherever” rrëmbën vendin e parë në iTunes pas performancës në Super Bowl

4 Shkurt 2020, 09:14 Nga DOSJA

MIAMI– Performanca e Shakira-s në spektaklin Super BoWl, mori gjithë vëmendjen e medias. Dyshja Jennifer Lopez dhe Shakira kanë elektrizuar skenën me energjinë e tyre të pashtershme.

Por, ajo që nuk pritej ishte që kënga hit e Shakira-s, “Whenever Wherever” ka arritur të rrëmbejë pas 20 vitesh vendin e parë në iTunes, duke qenë më e dëgjuara e momentit.

Hiti i vitit 2001 i Shakira-s  “Whenever Wherever” ka arritur vendin e parë në Shtetet e Bashkuara në iTunes, duke ndjekur performancën e saj në Super Bowl”- shkruan ‘exlusivetalker’ në rrjete sociale.

Jennifer Lopez dhe Shakira ishin kimia e përsosur në spektaklin SuperBowl, për ta bërë shfaqjen më të përfolur të të gjitha kohërave. Dy divat e muzikës arritën të mbanin publikun në ajër me energjinë dhe kërcimin e tyre.

 

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz shakira super bowl whenever whenever shakira super bowl whenever whenever

Sondazh

Poll