Aktualitet

Abuzoi seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, Gjykata e Elbasanit lë në burg 37-vjeçarin

Gjykata vlerësoi pretendimet e palëve dhe shyqyrtoi provat e paraqitura nga organ i akuzës, dhe në përfundim vendosi masë e sigurisë “Arrest me burg” për 37-vjeçarin.

22 Shtator 2025, 12:14 Nga E.d
Abuzoi seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, Gjykata e
Foto ilustruse

ELBASAN – Autori 37-vjeçar i cili abuzoi  seksualisht, vajzën e mitur të bashkëjetueses  së tij është lënë në burg nga Gjykata e Elbasanit. Gjykata vlerësoi pretendimet e palëve dhe shyqyrtoi provat e paraqitura nga organ i akuzës, dhe në përfundim vendosi masë e sigurisë “Arrest me burg” për 37-vjeçarin.

37-vjeçari u arrestua fundjavën e shkuar, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij, për katër muaj. Mbi të arrestuarin rëndon akuza penale  “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”. Vendimi i Gjykatës vjen si pjesë e hetimeve të vazhdueshme për çështjen penale dhe ka për qëllim garantimin e zhvillimit normal të procesit penal, shmangien e çdo rreziku për pengimin e hetimeve si dhe largimin e personit nën hetim nga drejtësia.

elbasan abuzoi seksualisht arrest me burg

Sondazh

Poll