Aktualitet

Shqiptari kthehet në hero në Milano/ Momenti kur shpëton të moshuarën nga përmbytjet masive (PAMJET EKSKLUZIVE)

Në videon e sjell nga vendngjarja në redaksinë e Dosja.al, një i ri ka shpëtuar një të moshuar pasi rrezikonte të mbytej.

22 Shtator 2025, 14:22 Nga I.A
Shqiptari kthehet në hero në Milano/ Momenti kur shpëton të
E moshuara dhe shqiptari

ITALI- Një shqiptar është kthyer në hero në Milano, kjo pasi ka shpëtuar një të moshuar nga përmbytjet masive. Në videon e sjell nga vendngjarja në redaksinë e Dosja.al, një i ri ka shpëtuar një të moshuar pasi rrezikonte të mbytej.


Për shkak të reshjeve të shumta të rrëmbyeshme që kanë përfshirë Italinë ditët e fundit, niveli i ujit është rritur relativisht shumë duke bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati. Siç shihet dhe në video, e moshuara kishte ngecur në makinën e saj në pamundësi për të dalë.


Por falë ndihmës së të riut, e moshuara arriti që të dalë nga makina që po përmbytej dhe të shkonte në një vend të sigurtë. Ndërkohë që sipas burimeve tashmë niveli i ujit në atë zonë është rritur në 1 metër dhe nëse e moshuara s'do ishte ndihmuar nga shqiptari, do ta kishte marrë rryma e ujit./ Dosja.al

permbytje ne itali

Sondazh

Poll