Politike

U filmua me cigare në ambient të mbyllur/ Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu shkarkon zv.ministrin, Andi Mahila

Ky vendim u mor pas një denoncimi qytetar. Zv.ministri Mahila, i cili mbante këtë post prej vitesh, është kapur duke pirë cigare brenda një ambienti të mbyllur.

22 Shtator 2025, 16:24 Nga E. D
U filmua me cigare në ambient të mbyllur/ Ministrja e Punëve
Andi Mahila

TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, pak ditë pas betimit në presidencë, ka propozuar shkarkimin e zv.ministrit Andi Mahila. Ky vendim u mor pas një denoncimi qytetar. Zv.ministri Mahila, i cili mbante këtë post prej vitesh, është kapur duke pirë cigare brenda një ambienti të mbyllur.

Ministrja Koçiu, pas verifikimit të denoncimit ka kërkuar shkarkimin e tij, dhe më pas Mahila është liruar nga detyra. Andi Mahila ka shërbyer si zv.ministër i Punëve të Brendshme që nga janari 2021. Pas shkarkimit, ministrja Koçiu njoftoi edhe qytetarin që bëri denoncimin për masën e marrë me shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të Mahilës.

albana koçiu andi mahila

Sondazh

Poll