Politike

U kallëzua në SPAK nga Nesti Angoni/ Vokshi: Nuk ma mbyllin dot gojën me letra anonime e shpifje

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vokshi shprehet se do të qëndrojë e patrembur ndaj letrave anonime dhe shpifjeve.

22 Shtator 2025, 10:26 Nga I.A
U kallëzua në SPAK nga Nesti Angoni/ Vokshi: Nuk ma mbyllin dot
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja demokrate, Albana Vokshi ka reaguar pas kallëzimit në SPAK të saj për ‘korrupsion’ dhe ‘pastrim parash’ nga personazhi Nesti Angoni. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vokshi shprehet se do të qëndrojë e patrembur ndaj letrave anonime dhe shpifjeve. Më tej Vokshi shton se gabohen, nëse mendojnë se përmes kallëzimeve në SPAK do ta trembin.

Postimi i Plotë:

Nëse mendojnë se do të më mbyllin gojën me shpifje e letra anonime, gabohen! Nëse mendojnë se do të më trembin me SPAK-un, gabohen! Unë nuk hesht. Unë nuk dorëzohem. Do të flas edhe më fort! Kundër korrupsionit. Kundër padrejtësive Kundër abuzimit me pushtetin. Ata, që këtë herë nuk guxuan as të dalin hapur, duhet ta mësojmë: Sa më shumë të më sulmojnë, aq më fort do të më dëgjojnë! As paraja, as Rama nuk i shpëton dot nga e vërteta!

albana vokshi nesti angoni

Sondazh

Poll