Politike

Opozita kërkon shkarkimin e tij/ Peleshi injoron kërkesën e PD-së, sot mbahet Konferenca e Kryetarëve

Kjo thirrje vjen me qëllim që të plotësohen karriget bosh të anëtarëve të 11 komisioneve të përhershme, në mënyrë që ato të nisin punën.

22 Shtator 2025, 08:55 Nga I.A
Opozita kërkon shkarkimin e tij/ Peleshi injoron kërkesën e
Kuvendi

TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ditën e sotme. Kjo thirrje vjen me qëllim që të plotësohen karriget bosh të anëtarëve të 11 komisioneve të përhershme, në mënyrë që ato të nisin punën. Sipas njoftimit të Kuvendit, konferenca e Kryetarëve do të mbahet në orën 11:00.

Thirrja për mbledhjen e krerët të grupeve parlamentare vjen vetëm pak ditë, pasi Partia Demokratike depozitoi një shkresë për dorëheqjen e Peleshit. Pasi ky i fundit në seancën e fundit plenare mbajti sjellje të njëanshme në favor të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama dhe duke mos u dhënë fjalën demokratëve.

Ndërkohë PD i ka caktuar drejtuesit e 4 komisioneve parlamentare që i takojnë asaj dhe nënkryetarët e atyre që drejtohen nga mazhoranca, por këto emra nuk janë votuar pasi opzita nuk i dërgoi zyrtarisht në Kuvend. Gjithashtu në seancë plenare janë miratuar vetëm emrat e kryetarëve dhe zv/kryetarëve të komisioneve nga radhët e socialistëve, ndërsa me plotësimin edhe me anëtarë këto komisione bëhen plotësisht funksionale./Dosja.al

niko peleshi

Sondazh

Poll