Aktualitet

Ky është autori që theu postbllokun e policisë në Elbasan, i shpallur në kërkim për drogë (EMRI)

4 Shkurt 2020, 09:43 Nga DOSJA
Ky është autori që theu postbllokun e policisë në

Elbasan- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Krastë të Elbasan, ku u plagosën 5 persona. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se  shoferi i pabindur është Ardilent Shehu nga Gjirokastra.

Ai ishte në kërkim nga Policia për veprën penale kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike ndërsa gjatë ndjekjes ai ka mundur t’u shpëtojë tre postblloqeve. Por i riu u kap në Elbasan  duke mos patur rrugëdalje, ai mori para postbllokun e policisë, ku gjatë aksidentit u përplas edhe me dy makina të tjera.

Sipas dëshmitarët autori qëlloi edhe me armë zjarri.  Nga kjo ngjarje pati 5 të plagosur të cilët janë Eugen Abdurrazaku, efektivi i policisë,  Diana Plaka, Durim Plaka (burrë e grua), Albert Cani, instruktor autoshkolle dhe  Adriana Mukja.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ‘far west’ në elbasan ardilent shehu ‘far west’ në elbasan ardilent shehu

Sondazh

Poll