Aktualitet

‘Far West’ në Elbasan, i shumërkuari qëllon me armë dhe shkakton aksident, 5 të plagosur mes tyre një polic (EMRAT)

4 Shkurt 2020, 09:00 Nga DOSJA
‘Far West’ në Elbasan, i shumërkuari qëllon me

Elbasan- Detaje nga ngjarja në Krastë të Elbasanit. Personat që ngelën të plagosur nga aksidenti dhe të shtënat me armë  zjarri janë: Eugen Abdurrazaku, efektivi i policisë,  Diana Plaka,  Durim Plaka (burrë e grua),  Albert Cani, instruktor autoshkolle dhe Adriana Mukja.

Aksioni i Policisë i nisur nga Korça për kapjen e Ardilent Shehut, i shpallur në kërkim, ka përfunduar me një aksident në Elbasan, në afërsi të Krastës.  Në momentin që personat u përballën me postbllokun, makina nuk ndaloi në të dhe u përpas me makinën e Policisë dhe dy mjete të tjera. Por edhe pas përplasjes makina ku ndodhej Shehu, nuk ka ndaluar dhe ka tentuar të largohet nga vendngjarja. Në këtë moment Policia ka qëlluar me armë në gomat e makinës, por sipas dëshmitarëve dhe  Ardilent Shehu i është përgjigjur me breshëri plumbash.

J.V/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ‘far west’ në elbasan plagosen 5 persona në elbasan ‘far west’ në elbasan plagosen 5 persona në elbasan

Sondazh

Poll