Politike

Opozita kërkon shkarkimin e tij/ Peleshi injoron kërkesën e PD-së, thërret nesër Konferencën e Kryetarëve

Sipas njoftimit të Kuvendit konferenca do të mbahet nesër në orën 11:00.

21 Shtator 2025, 14:40 Nga E. D
Opozita kërkon shkarkimin e tij/ Peleshi injoron kërkesën e
foto ilustruese

TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur në takim për ditën e nesërme krerët e grupeve parlamentare. Kjo thirrje vjen me qëllim që të plotësohen karriget bosh të anëtarëve të 11 komisioneve të përhershme, në mënyrë që ato të nisin punën. Sipas njoftimit të Kuvendit konferenca do të mbahet nesër në orën 11:00.

Thirrja për mbledhjen e krerët të grupeve parlamentare vjen vetëm pak ditë, pasi Partia Demokratike depozitoi një shkresë për dorëheqjen e Peleshit. Pasi ky i fundit në seancën e fundit plenare mbajti sjellje të njëanshme në favor të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama dhe duke mos u dhënë fjalën demokratëve.

Ndërkohë PD i ka caktuar drejtuesit e 4 komisioneve parlamentare që i takojnë asaj dhe nënkryetarët e atyre që drejtohen nga mazhoranca, por këto emra nuk janë votuar pasi opzita nuk i dërgoi zyrtarisht në Kuvend. Gjithashtu në seancë plenare janë miratuar vetëm emrat e kryetarëve dhe zv/kryetarëve të komisioneve nga radhët e socialistëve, ndërsa me plotësimin edhe me anëtarë këto komisione bëhen plotësisht funksionale./Dosja.al

pd ps niko peleshi

Sondazh

Poll