Politike

"Liderët evropianë e donin..."/ James Rubin: SHBA-të nuk janë motori kryesor për themelimin e Speciales

Rubin theksoi gjithashtu se themelimi i Speciales mund të ketë qenë gabim, si dhe shpreson për lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë në proces gjyqësor.

20 Shtator 2025, 22:14 Nga E. D
"Liderët evropianë e donin..."/ James
James Rubin

HAGË- Ish-diplomati amerikan James Rubin ka thënë se nuk mendon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë shteti kyç në nismën për themelimin e Dhomave të Specializuara të Hagës. Në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova ai ka deklaruar se Bashkimi Evropian ishte ai që dëshironte që Kosova të formonte Gjykatën Speciale. Rubin theksoi gjithashtu se themelimi i Speciales mund të ketë qenë gabim, si dhe shpreson për lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë në proces gjyqësor.

"Duhet ta them se nuk kam qenë në qeveri kur ka ndodhur kjo. Sa më kujtohet, ka qenë gjatë administratës së parë të Trumpit dhe nuk mund të jem i saktë sa i përket kësaj. Nuk mendoj se ka qenë SHBA-ja motori kryesor prapa Tribunalit të Hagës, por ka qenë Bashkimi Evropian. Kanë qenë liderët evropianë që e donin këtë gjykatë, për të treguar se Kosova ishte duke ndjekur sundimin e ligjit.

SHBA-të ndoshta e kanë mbështetur këtë ide, por nuk mendoj se kanë qenë motori shtytës i kësaj. Sipas të gjitha gjasave, mendoj se ka qenë gabim në retrospektivë themelimi i kësaj gjykate. Por, sidoqoftë, ka qenë e rëndësishme të ndiqeshin dhe të dëgjoheshin gjyqtarët, dhe besoj se pasi të përfundojë e gjitha, do të lirohet Hashim Thaçi dhe të gjithë të akuzuarit e tjerë," theksoi Rubin.

james rubin

Sondazh

Poll